Angellovski dhe Alioski: Mund të kishim fituar, me një lojtar më pak edhe barazimi është i mirë

Publikuar më 08 Септември, 2020 Lajme, UEFA Liga e Kombeve


Seleksionuesi Igor Angellovski dhe reprezentuesi Ezgjan Alioski pas ndeshjes me Gjeorgjinë në të cilën barazuam 1:1, në press-konferencë deklaruan se pas një fillimi të keq, reaguam mirë dhe kishim dominim pas të cilës mund të kishim shënuar edhe golin e dytë, por kartoni i kuq i Musliut na detyroi që deri në fund të mbrohemi.

“Kjo ishte një ndeshje e vështirë për të dyja përfaqësueset, taktikisht e vështirë, në situatë kur kemi luajtur me një lojtar më pak për 30 miuta, arritëm të fitojmë një pikë. I përgëzoj futbollistët e mi për karrakterin e treguar. Si rezultat ne fituam 4 pikë, të dyja ndeshje treguan se ne mundemi të luajmë edhe në situata të vështira, me lojtar më pak, i kënaqur jam, treguam se mundemi. Tan vjen gjysmëfinalja në plej of dhe përgatitja me Kosovën, me këtë karrakter mendoj se jemi të përgatitur për më të rëndësishmen e vitit”, deklaroi Angellovski.


“Penalltia ishte moment, një sekond, një rënie e përqendrimit.. Nuk arrita në kohë të bllokoj. Por atë moment e tejkaluam, u kthyem në lojë dhe barazuam. Por kur kërkonim golin e fitores, erdhi kartoni i kuq. Jemi të kënaqur nga loja, nga ritmi. Të dyja ndeshjet ishin shumë të rëndësishme për ne për shkak se pas 9 muajve u bashkuam. Shumë ndeshje të rëndësishme, shumë rezultate të mira me të cilat po përgatitemi për duelin me Kosovën. Qëllimi jonë ishte që të fitojmë minimum 4 pikë në këto dy ndeshje. Tani në radhë është Kosova. Kemi shanse për t’i fituar, tani ata janë objektivi jonë”, deklaroi Alioski. 




   
   
Reprezentacioni A