Angellovski: Atmosfera në ekipin përfaqësues është në nivel të lartë

Publikuar më 28 Март, 2016 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonsië, Igro Angellovski dhe futbollistët Ivan Triçkovski dhe Vançe Shikov kanë shpalosur pritjet e tyre për ndeshjen kontrolluese me Bullgarinë të martën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 19:00.

Udhëheqësi i ekipit përfaqëuses, Angellovski vlerëson se ndeshja kontrolluese kundër Bullgarisë do të jetë test i vërtetë për mundësitë e Maqedonisë, ndërsa thotë se rezultati është i rëndësishëm edhe pse bëhet fjalë për ndeshje miqësore.

“Më e rëndësishmë është se si do të luajmë ne. Raspekt për Bullgarinë, e cila në ndeshjen e fundit kontrolluese mundi Portugalinë. Pres nga futbollistët e mij të tregojnë performansë cilësore, maksimalisht luftarake dhe agresive. Si në çdo ndeshje, ashtu edhe tani do të kërkojmë fitore. Gjithë ata që mendojnë se fitorja nuk është e rëndësishme, kërkojnë vetëm alibi. Çdo kundërshtar i yni ka anët e dobëta dhe ne duhet të njëjtat t’i shfrytëzojmë”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski.

Vançe Shikov në plan të parë cek atmosferën e ekipit përfaqësues i cili sipas tij tre vitet e fundit nuk ka qenë më e mirë.

“Atmosfera asnjëherë nuk ka qenë më e mirë dhe shpresoj kjo të sjellë rezultat. Këtë javë gjithë së bashku kemi punuar shumë dhe jemi të gatshëm për ndeshjen me Bullgarinë. Na pret takim i rëndë, e dijmë mirë kualitetin që posedon kundërshtari i rradhës. Bëhet fjalë për përfaqësuese të papërshtatshme e cila arriti të fitojë Portugalinë praktikisht me një shans të vetme. Do të japim maksimumin dhe shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv”, u shpreh mbrojtësi, Vançe Shikov.

Ndërkohë sulmuesi Ivan Triçkovski thotë se Bullgaria është kundërshtar i papërshtatshëm dhe shpreson që Maqedonia të gjejë fitoren.

“Përfaqësuesja e Bullgarisë është kundërshtar i papërshtatshëm. Ajo u pa në ndeshjen kundër Portugalisë, të cilët arritën t’i fitojnë. Rezultati nga ajo ndeshje u jep vetëbesim të madh para ndeshjes së nesërme. Detyra jonë është të luajmë lojë maksimalisht luftarake, të shfrytëzojmë mundësitë që do të na shfaqen dhe të shënojmë fitore”, tha sulmuesi Ivan Triçkovski, nga i cili priten gol (a) në takimin e të martës me Bullgarinë.



   
   
Reprezentacioni A