Andov dhe Andonova flasin para duelit me Letoninë

Publikuar më 11 Јули, 2024 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e Maqedonisë për femra pret nesër në shtëpi Letoninë, në kuadër të xhiros së parafundit në grupin 2 të Ligës C, të kualifikueseve për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Zvicër në vitin 2025.

Ekipi jonë përfaqësues me një fitore eventuale do të arrinte një rezultat historik dhe do të konfirmonte vendin e dytë në grup, që sjell edhe vendosjen në balotazh të kualifikimeve.

Seleksionuesi Aleksandar Andov dhe kapitenja Natasha Andonova sot janë takuar me gazetarët para ndeshjes së nesërme kualifikuese kundër përzgjedhjes së Letonisë.

“Siç e thashë në fillim, pas emërimit tim si seleksionues i ekipit përfaqësues, se duhet kohë që gjërat të shkojnë më mirë, hap pas hapi dhe me shumë mund, arritëm të përmirësohemi në të gjitha fushat dhe dëshmia e fundit për këtë janë rezultatet pozitive të arritura nga kjo përfaqësuese. Jemi para një mundësie historike, përfaqësuesja e Maqedonisë për femra nuk ka mundur të luftojë për një renditje kaq të lartë në historinë e saj. Nesër do të kemi mundësinë të shkruajmë historinë, besoj se do të arrijmë të fitojmë. Nuk e kemi në dispozicion Gentiana Roçin, e cila me cilësinë dhe përvojën e saj është një anëtare shumë e rëndësishme e ekipit. Por ne nuk duhet të varemi dhe të mbështetemi vetëm tek një person. E thashë se të gjitha futbollistet janë të rëndësishme dhe nesër do të kenë mundësi ta dëshmojnë”, tha seleksionuesi Aleksandar Andov.

“Normalisht që ka presion para ndeshjes së nesërme, por është pozitiv. Kemi një atmosferë të shkëlqyer në përfaqësuese dhe pas shumë kohësh jemi sërish të bashkuar, funksionojmë si një ekip. Kemi pasur kushte të shkëlqyera në periudhën paraprake dhe jemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për këtë ndeshje. Kemi bërë një kamp të mrekullueshëm stërvitor në Bansko dhe jemi gati për ndeshjen e nesërme”, tha kapitenia Natasha Andonova.

Ekipi i Maqedonisë për femra, sot në ora 19:00, në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” do të mbajë stërvitjen zyrtare para ndeshjes së nesërme me Letoninë.

Nesër me fillim nga ora 19:00 luhet dueli nga grupi 2 i eliminatoreve për kualifikimin e Kampionatit Evropian ndërmjet Maqedonisë dhe Letonisë.



   
   
Reprezentacioni A