Publikuar më 09 Април, 2023 në Lajme, Deri më 17 vjet
Legjenda e futbollit të vendit tonë, Andon Donçevski, ka vizituar sot në Kërçovë përfaqësuesen U15 të Maqedonisë të udhëhequr nga Rade Karanfilovski.
Seleksionuesi i parë i përfaqësueses së Maqedonisë u ka uruar fat dhe sukses reprezentuesve të rinj, duke i këshilluar se fanella me shtetit është gjëja më e ndritur dhe më e rëndësishmja dhe se është gjithmonë nder dhe krenari të veshësh fanellën që mbron ngjyrat e vendit.
Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë ishte në kampin stërvitor në Kërçovë nga 5 deri më 9 prill, ku po përgatitej për turneun e ardhshëm ndërkombëtar që do të mbahet në Itali.
Turneu Ndërkombëtar kontrollues në Itali do të nis më 25 maj dhe do të zgjasë deri më 1 maj.