Publikuar më 11 Април, 2022 në Lajme
Komisioni i Arbitrave shqyrtoi momentet e kontestueshme nga xhiroja
e 27-të në Ligën e Parë dhe nxori këto përfundime:
- Në ndeshjen FC Akademia Pandev – FC Pelister të zhvilluar më 10 prill 2022, është analizuar situata nga minuta e 49-të.
Arbitër kryesor: Stojan Trpçevski; Ndihmës: Dragan Trpçevski dhe Dushko Panov;
Minuta e 49-të: Vlerësimi i saktë i arbitrit (gjuajtje dënimi nga 11 metra). Një lojtar i Akademia Pandevit e kishte topin në posedim dhe ishte në lëvizje pranë portës së Pelisterit. Një lojtar i Pelisterit e ka goditur në këmbë lojtarin e Akademia Pandevit dhe ka bërë një faull në vijën e zonës së rrezikut. Duke qenë se vija është pjesë përbërëse e zonës së penalltisë, vendimi i gjyqtarit është i saktë.
- Në ndeshjen FC Makedonija GJP - FC Bregallnica të luajtur më 10 prill 2022, situata është analizuar në minutën e 77-të.
Arbitër kryesor: Igor Stojçevski; Ndihmës: Daniel Vasilevski dhe Slagjan Markovski;
Minuta e 77-të: Vlerësimi i saktë i arbitrit (gjuajtje dënimi nga 11 metra). Lojtari i Makedonija GJP ishte në posedim të topit në zonën e penalltisë së Bregallnicës. Para se ta gjuante topin drejt portës së Bregalnicës, një lojtar i mbrojtjes së Bregallnicës e pengoi nga pas në këmbë.
Vendimi i drejtë i arbitrit, akordoi një goditje dënimi nga 11 metra.
- Në ndeshjen FC Struga Trim Lum - FK Skopje të luajtur më 10.04.2022 janë analizuar situatat nga minuta e 2 dhe 48.
Arbitër kryesor: Dimitar Pileshkov; Ndihmës: Hristijan Dzonov dhe Aleksandar Gjorgjevski;
Minuta e 2-të: Vlerësimi i saktë i arbitrit (Nuk jep goditje nga 11 metra). Një lojtar i sulmit të Strugës ka pasur një top në zonën e rreptësisë të Skopjes, ndërsa lojtari nga Skopje ka pasur vetëm kontakt minimal. Vendimi i drejtë i arbitrit që lejoi vazhdimin e lojës dhe nuk dha gjuajtje nga 11 metra.
Minuta e 48-të: Vlerësimi i saktë i arbitrit (Nuk jep goditje nga 11 metra). Një lojtar nga Struga kishte posedimin e topit në zonën e rreptësisë së Skopje. I njëjti lojtar ka dashur t'ia kalojë topin shokut të skuadrës, por topi ka goditur në dorë një lojtar të mbrojtjes së Skopjes, i cili ishte në një pozicion të natyrshëm dhe me një distancë të vogël mes dy lojtarëve. Vendim i drejtë i arbitrit për të vazhduar lojën, nuk ka gjuajtje nga 11 metra.
- Në ndeshjen FC Rabotniçki - FC Tikvesh të zhvilluar më 10 prill 2022 është analizuar situata nga minuta e 14-të.
Arbitër kryesor: Aleksandar Grujovski; Ndihmës: Kushtrim Lika dhe Zoran Jankulovski;