Publikuar më 12 Мај, 2015 në Lajme
Përqëndrimi kryesor i takimeve të punës me drejtuesit e federatës, trajnerët dhe seleksionuesit e ekipeve përfaqësuese të femrave dhe komisionit për futboll të femrave është për projektet në lidhje me zhvillimin e futbollit të femrave. Federata e futbollit të Maqedonisë aplikoi dhe mori konfirmim nga FIFA për zhvillimin e projketit “Live your goals”. Projekti ka të bëjë me aktivitetet ‘grasrud’ për vajza prej 6 deri më 12 vjeç, ndërsa në kuadër të të njëjtit projekt në vendin tonë të do organizohen dy festival ‘grasrud’ në të cilët pjesëmarëse do të jenë gjithë vajzat që kanë dëshirë aktivisht të kyçen në futbollin e femrave të Maqedonisë. Gjithashtu, Federata e futbollit të Maqedonisë konfirmoi përcaktimin për formimin e ligës për të rin në kategori të femrave për të cilën përmes një projekti të veçantë kanë nisur konsultimet dhe përgatitjet për aplikimin eventual me përfaqësues të FIFA-s.
“Jam shumë e kënaqur me vizitën në federatën tuaj. Njerëzit këtu me përkushtim të madh punojnë në zhvillimin e futbollit dhe kjo premton të ardhme. Federata tregon përcaktim për zhvillim të futbollit të femrave, nga bisedat me udhëheqësinë tuaj kuptojmë se egziston dëshirë e madhe që punët në futbollin e femrave të përmirësohen, ndërsa përmes projekteve që kemi nisur shpreosj se do të ngrejmë nivelin dhe do të shkojmë një hap përpara. Trajnerët që punojnë në futbollin e femrave nuk janë shumë, mirëpo në aspektin e punës janë të përgatitur shkëlqyeshëm dhe kanë dëshirë të madhe për punë. FIFA do të investojë në dy projekte të rëndësishme në Maqedoni, për ne shumë i rëndësishëm është bashkëpunimi dhe komunikimi i mirë me federatën, unë besoj se ky është vetëm fillimi i krijimit të një prodhimi kualitativ”, deklaroi Ana Signuel, instruktore për futbollin e femrave në FIFA dhe selekisonuese e përfaqësueses së femrave të Suedisë.
Kënaqësi për vizitën e mysafires së lartë nga FIFA dhe ish-futboliste e Suedesi shprehën trajnerët që janë pjesë e futbollit të femrave të Maqedonisë.
“Këta projekte janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit të femrave në Maqedoni. Futbolli luhet që në moshë shumë të re dhe përmes ngjarjeve grasrud mund të ndikojmë që vajzat të kyçen aktivisht në organizimet tona të futbollit për femra. Shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin me FIFA-n, për ne kjo ka rëndësi të madhe”, deklaroi Astrit Merko, seleksionuesi i përfaqëuses U 19 të femrave të Maqedonisë.