Publikuar më 27 Ноември, 2014 në Lajme
Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski sot kishte një takim pune me Ambasadorin e Hungarisë në R. e Maqedonisë, dr. Jozhef Bence.
Në këtë takim u bisedua për mënyrën me të cilin fanatiku i madh i futbollit, dr. Bence mund të ndihmojë në avansimin e marrëdhënieve të FFM-së me Federatën hungareze të Futbollit dhe mënyrën përmes së cilës mund të nxiten, motivohen dhe kyçen të rinjtë në shkollat educative dhe akademitë të cilave FFM-ja u kushton vëmendje të veçantë, ndërsa shkollat e tipit të tillë janë shumë të zhvilluara në Hungari.
“Për ne është shumë e dobishme të ndëgjojmë përvojën e njerëzve të cilët janë të lidhur dhe e duan futbollin, ndërsa përmes ndikimit të tyre mund të ndihmojnë në zhvillimin e tij edhe pse profesionalisht janë të orientuar në punë tjera shoqërore. Me dr. Bencen biseduam për mundësinë për afrimin edhe më të madh të marrëdhënieve me asociacionin e tyre nacional, posaçërisht në drejtim të shkollave educative dhe akademive të futbollit të cilat janë shumë të zhvilluara në Hungari”, deklaroi presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.
Ambmasadori
i Hungarisë, i njohur si dashamir i madh i sportit ceki se në suaza të mundësive
të tij do të japë mbështetje për projektet e FFM-së të cilat kanë për qëllim të
avansojnë futbollin në Maqedonisë. Në takimin e zhvilluar në ‘Shtëpinë e
futbollit’, përvojën e saj rreth avansimit të sportit e ndau edhe legjenda e
basketbollit të Maqednonisë, Bllagoja Georgievski, i cili gjithashtu ishte
mysafir në FFM.