Publikuar më 09 Септември, 2018 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë shënoi fitore 2:0 përballë Armenisë në ndeshjen e dytë të Grupit 4 në Ligën D të garës së re të UEFA-së, Liga e Kombeve. Goran Pandev ishte figura qendrore e takimit pasi fitoi penaltinë që solli golin e parë, ndërsa realizoi vetë golin e dytë.
Takimi nisi me matje të forcave, me një imponim të qartë të Maqedonisë për të fituar ndeshjen. Pas disa aksioneve fillestare në minutën e 12-të Pandev ndalet me faul në zonë, duke fituar penalti. Ezgjan Alioski morri përgjegjësinë për të ekzekutuar goditjen nga pika e bardhë në minutën e 13-të, duke sjellë epërsi 1:0 me golin e dytë në ndeshjen e dytë me rradhë për ekipin përfaqësues.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale, ndërsa në vazhdim kërkohej goli i qetësisë. Në minutën e 59-të Bardhi, Alioski dhe Trajkovski sollë aksion me kombinime të sakta, ndërsa Goran Pandev me shumë mjeshtëri prek lehtë topin duke i treguar rrugën drejt rrjetës për rezultat 2:0. Miqtë kansojen më të rrezkishme e sollën në minutën e 71-të, kur e djathta e Ghazaryanit u ndal në shtyllë.
Deri në fund Maqedonia menaxhoi si duhet lojën dhe rezultatin duke arritur në fund të mbajë efektin e 100% në dy ndeshjet e para të grupit në Ligën e Kombeve dhe tanimë me 6 pikë maksimale ekipi përfaqësues mban vendin e parë.