Publikuar më 06 Септември, 2016 në Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka humbur 2:1 nga Shqipëria në ndeshjen e xhiros së parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që në vitin 2018 do të zhvillohet në Rusi.
Loja e mirë në mbrojtje solli humbje në vazhdimin e lojës kundër Shqipërisë, ndërsa Bekim Balaj na hodhi në dëshprim me gol në minutën e 89-të për Shqipërinë. Sulmuesi i Terek Groznit shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Maqedonisë deh me goditje me kokë nga afërsia solli fitore 2:1 për Shqipërinë.
Reprezentuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë zhvilluan edhe 15-të minutat e mbetura të ndeshjes së ndërperë të hënën për shkak të të reshurave të mëdha të shiut, kur rezultati ishte 1:1.
Për shkak të motit të keq që përfshiu Shkodrën, arbitri turk Husein Goçek u detyrua të ndërpresë ndeshjen para kohe duke treguar fundit në minutën e 76-të.
Maqedonia nisi keq takimin, duke pranuar gol në mundësinë e parë të kundërshtarit. Shqipëria avansoi me golin e Armando Sadikut në minutën e 8-të. Shqiptari pranoi topin me gjoks dhe pas një lëvzije të bukur që hodhi nga loja mbrojtësit, drejtoio një të djathtë previze për toke duke zënë në mat portierin Zahov.
Në minutën e 20-të Ferhan Hasani u rrëzua në zonën e reptësisë, mirëpo arbitri turk Goçek nuk ndërpreu lojën.
Deri në fund të pjesës së parë u munduan Pandev dhe Hasani nga gjuajtja e lirë, mirëpo nuk ishin previz.
Megjithatë në fillim të pjesës së dytë pas një gabimi të mbrojtjes shqiptare, Alioski pranon dhuratë, kalon bukur mbrojtësin Gjimshiti dhe me goditje precize mposhti Berishën për barazim 1:1.
Bekim Balaj ishte heroi i vendasve, kur në minutën e 89-të pas një harkimi befasoi Zahovin. Maqedonia nuk u dorëzua dhe menjëherë kishte mundësi të barazojë. Pas një aksioni të mirë, Ibraimi goditi, portieri vendas ndal goditjen e tij, ndërsa topi u dëbua deri te Shikov. Mbojrtësi i Maqedonisë u ndal me faul në zonën e pesëmetërshit, mirëpo arbitri turk nuk referoi penalti të pastërt.