Publikuar më 07 Октомври, 2024 në Lajme, Lajme
Futbollisti i Hajdukut të Splitit, Aleksandar Trajkovski nuk
është i gatshëm për përpjekje maksimale dhe nuk do të jetë pjesë e përgatitjeve
të përfaqësueses A të Maqedonisë për ndeshjet kundër Letonisë dhe Armenisë në
kuadër të Ligës së Kombeve.
Klubi kroat përmes një njoftimi zyrtar nga ekipi mjekësor ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të Aleksandar Trajkovskit.
Reprezentuesi maqedonas tash e sa kohë ka problem me muskulin e këmbës, tendosje që e pengon të jetë konkurrues për të zhvilluar ndeshje si në nivel të klubit, ashtu edhe për ekipin përfaqësues.
E pasigurt është edhe paraqitja e Darko Çurlinov për dy ndeshjet kundër Letonisë dhe Armenisë për shkak të tendosjes së muskujve të këmbës. Çurlinov u lëndua në ndeshjen e mbrëmshme të Jagiellonisë kundër Legias në kampionatin polak.
Deri në këtë moment, stafi teknik i në përfqësuesen tonë nuk nuk do të bëjë thirrje shtesë.