Aleksandar Trajkovski: Ne jemi favorit për përfaqësueset tjera

Publikuar më 30 Мај, 2022 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për fillimin e edicionit të ri të Ligës së Kombeve dhe ndeshjen e parë kundër Bullgarisë më 2 qershor në Razgrad. Sulmuesi i Al Fejhas, Aleksandar Trajkovski sot i është bashkuar stërvitjeve të përfaqësueses tonë.

- Ky cikël elimnator na çon në një garë të re të madhe. Kjo është një mundësi e re dhe të gjithë duhet të jemi të fokusuar maksimalisht për të shfrytëzuar shansin që na jepet për të luajtur në Kampionatin Europian.

– Mendoj se për përfaqësueset e tjera jemi favoritë, sepse këtë e vërtetojnë edhe rezultatet që kemi bërë. Nuk po ikim nga ai rol dhe shpresoj ta justifikojmë.

Është gjithmonë mirë kur në përfaqësuese vijnë lojtarë të rinj. Shpresoj që ata të japin një kontribut të madh dhe gjithçka të jetë ashtu siç duhet.




   
   
Reprezentacioni A