Aleksandar Trajkovski: Me guxim dhe pa frikë, të tregojmë se mund të shkojmë më tej

Publikuar më 22 Март, 2022 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen e play off-it kundër Italisë për Botërorin në Katar.

Përfaqësuesja jonë më e mirë sot udhëton për në Palermo, qyteti ky ku sulmuesi jonë Aleksandar Trajkovski kaloi katër vjet të karrierës së tij.

- Kam kaluar katër vite të mrekullueshme në Palermo. Jam i lumtur që jam kthyer në qytet dhe që më jepet mundësia të performoj.

- Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, por ne treguam se mund të arrijmë rezultate të shkëlqyera dhe se luajmë futboll të mirë. Presioni është mbi Italinë, nuk kemi asgjë për të humbur. Me guxim dhe pa frikë për të treguar se mund të shkojmë më tej.




   
   
Reprezentacioni A