Aleksandar Trajkovski: Jemi të gatshëm për fitore ndaj Gjeorgjisë

Publikuar më 09 Јуни, 2022 Lajme, Lajme


Përfaqësuesën e Maqedonisë në futboll e pret një nga ndeshjet më të rëndësishme në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, pasi sonte nga ora 20:45 do të përballet me Gjeorgjinë në arenën “Todor Proeski”. Një nga reprezentuesit tanë më me përvojë, Aleksandar Trajkovski për Video Lotarinë Casinos Austria e paralajmëroi ndeshjen e madhe, duke thënë se Maqedonia do të mund të fitojë vetëm me shpirtin e saj të njohur, ekipor.

Pas fitores së parë në këtë cikël ndaj Gjibraltarit, përfaqësuesja e Maqedonisë do të kërkojë tri pikët e radhës, me të cilat do të fitonte kreun në grupin tonë 4. Kundërshtari njihet dhe ngjall kujtime të këndshme, sepse ndaj gjeorgjianëve, në 12 nëntor 2020 vit arritëm një fitore historike për kualifikim në EURO 2020. Por kjo do të thotë gjithashtu se tani ata do të kenë një motivim edhe më të madh për një revansh dhe do ta marrin edhe më seriozisht sfidën ndaj neve.

Aleksandar Trajkovski paralajmëron se atë dhe bashkëlojtarët e tij nga ora 20:45 i pret një ndeshje e vështirë, në të cilën duhet të tregojnë vetëbesim dhe të luftojnë për çdo top, nëse duan të arrijnë fitoren e planifikuar.

“Kjo do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme për përfaqësuesen e Maqedonisë. Ne duhet të jemi në nivelin tonë më të lartë për ta arritur atë. Ne luajmë para publikut tonë dhe shpresoj që kjo të jetë një motiv shtesë për ne. Duhet të luajmë në maksimum nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Nuk do të jetë aspak një ndeshje e lehtë, Gjeorgjia është një kundërshtar cilësor dhe sigurisht që ka ambiciet e saj për vendin e parë në grup. Vetëm me shpirtin tonë të njohur ekipor, vetëbesimin dhe luftën për çdo top mund ta arrijmë qëllimin. Ne jemi të gatshëm dhe do të dalim në fushë për të fituar”, tha Trajkovski, i cili në fanellën e përfaqësueses ka 78 ndeshje dhe 20 gola.

Ai qëndroi në stol në fitoren historike në Tbilisi, si dhe në të vetmen ndeshje në shtëpi kundër Gjeorgjisë, në tetor të atij viti, kur luajtëm 1-1. Gjeorgjianët nuk arritën ta mposhtën Maqedoninë dhe kur pritën në gusht 2020, rezultati ishte 1-1. Megjithatë, ata treguan se tani janë në formë të shkëlqyer, duke triumfuar 5-2 në transfertën ndaj Bullgarisë dhe 4-0 në shtëpi ndaj Gjibraltarit.

Megjithatë, magjia e krijuar nga publiku jonë, me heronjtë e saj në fushë shumë herë është dëshmuar si një enigmë e pakapërcyeshme për kundërshtarët.




   
   
Reprezentacioni A