Publikuar më 12 Февруари, 2018 në Lajme
Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë,
Ilço Gjorgjioski do të presë presidentin e UEFA-së, Aleksandar Çeferin në hapjen
zyrtare të hapsirave për akomodim në kuadër të kompleksit stëtvitor “Petar
Milloshevski”. Objekti i ri kapital i FFM-së do të lëshohet në përdorim të
enjten (15 shkurt).
Objekti në kuadër të kompleksit “Shtëpia e futbollit” në vete bart hapsira akomodimi për nxënësit e FFM-së dhe Akademisë elite të UEFA-së, si dhe për ekipet e reja përfaqësuese.
Objekti është plotësisht i pajisur për të jetuar me 30 dhomba dy krevetëshe, apartamente për seleksionuesit dhe stafet teknike, si dhe hapsira të përbashkëta – palestra për mbledhje, klasa dhe kuzhinë të përbashkët me dhombë për ngrënie.
Ky është objekti i parë i kësaj natyre në Maqedoni, ndërsa me hapjen e tij vërtetohet se FFM punon në pajtueshmëri me vizionin e saj: futbolli në vend të parë, krijojmë mundësi të reja.
Një prej angazhimeve kryesore të Federatës së futbollit të Maqedonisë është të njohë dhe ta bëjë shumë më të mirë “botën e futbollit” te të rinjtë. Me përkushtim dhe punë sistematike “Akademia e futbollit të Maqedonisë” tani më vlerëson rezultatet e programës së saj të studiuar, por detyrë mbetet t’i zhvillojmë dhe avansojmë përmbajtjet e programës për punë në Akademinë dhe futbollin e moshave.