Publikuar më 23 Март, 2017 në Lajme, Deri më 21 vjet
Futbollisti
i skuadrës suedeze Akropolis, Aleks Simovski kundër Malit të Zi për herë të parë
do të jetë në kombinim për të luajtur në fanellën e Maqedonisë në një ndeshje
zyrtare. Futbollisti i lindur në Suedi ishte pjesë e kampeve selektuese të
organizuara nga seleksionuesi Bllagoja Milevski, mirëpo ato ndehsje nuk kishin
karakter të vërtetë garues. Në ndeshjen e nesërme me Malin e Zi, Simovski beson
se do të arsyetojë besimin dhe se do të meritojë vendin në ekipin nacional në të
ardhmen.
“Unë jam shumë i lumtur që përfaqësoj vendin e lindjes së familjes sime. Unë jam i lindur në Suedi, mirëpo kjo nuk e zvoglon dashurinë për Maqedoninë. Gjyshi im ka lindur në Maqedoni, vjen nga rajoni i Mavrovës dhe vërtet jam i gëzuar që kam shansin të përfaqësoj Maqedoninë”, shprehet Simovski.
Futbollisti i ri i Akropolisit në lidhje me ndeshjen e nesërme që luhet nga ora 14:00 në qendrën sportive “Petar Milloshevski” thotë se të gjithë në skuadër janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që sjell përfaqësuesja, ndërsa dëshiron rezultat pozitiv.
“Për mua kjo do të jetë si paraqitje debutuese, edhe pse isha pjesë e kampeve selektive disa muaj më parë. Shpresoj të shënojmë rezultat pozitiv. Punojmë mirë, e dimë çka pret seleksionuesi nga ne dhe nëse do të kem shansin do të jap gjithçka ta shfrytëzoj. Patjetër të jemi të fortë në duele, të jemi kompakt edhe në fazën e mbrojtjes edhe kur sulmojmë. Nëse do të na karakterizojë shpirti ekipor, për çka mendoj se do të jetë ashtu, atëherë mund të shpresojmë në punë të mira”, përfundoi Simovski.