Akreditimi i mediave për ndeshjen Maqedoni – Gjermani

Publikuar më 01 Октомври, 2021 Biletat, Lajme


Në kuadër të ndeshjes MAQEDONI – GJERMANI për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2022, nevojitet të bëni aplikim për akreditim të mediave që do ta përcjellin ndeshjen me 11 tetor 20221 në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Këtu shkarkoni formularin e akreditimit MKD-GER .pdf  dhe plotësoni të gjitha hapësirat e formularit.

Paralajmrim: Hapni formularin me PDF dhe dërgoni formularin e plotësuar të ruajtur me emrin dhe mbiemrin tuaj në adresën e postës elektronike: press@ffm.com.mk

Ju njoftojmë se afati për dërgesën e aplikimit për akreditimet e mediave për ndeshjen Maqedoni – Gjermani është deri me 06. Tetor 2021 në orën 13:00.

Të gjitha pyetjet shtesë mund ti parashtroni në email adresat:

Zlatko.Andonovski@ffm.com.mk

Faton.Zylbehari@ffm.com.mk

Numri maksimal i akreditimeve që FFM aktualisht ka mundësi të ju sigurojë në përputhje me masat mbrojtëse kundër Covid-19 është 70 vende në hapësirën e gazetarëve dhe 20 vende për fotografë.  

Në përputhje me kapacitetin në dispozicion, numëri i paralajmruar i gazetarëve gjerman dhe fotoreporterëve të cilët do të marrin pjesë në ndeshje (20 vende në hëpësirën e gazetarëve dhe 7 fotoreporterë) dhe vende të siguruara për TV që bartin të drejtat e transmetimit dhe UEFA, do të mundësohet vetëm nga një akreditim për redaksi ose medium (në përjashtim për mediumet që rregullisht ndjekin ngjarjet e futbollit dhe ndeshjet e Maqedonisë për të cilën FFM bartë të drejtën të përcaktojë numrin e akreditimeve).

Televizionet të cilat nuk kanë të drejtën e transmetimit, nuk do të lejohen në stadium me kamerë. Kjo do të thotë që nuk është e lejuar pjesëmarrja për kameramanët.  

Konferenca pas përfundimit të ndeshjes do të transmetohet LIVE përmes platformës ZOOM dhe në kanalin zyrtarë të FFM-së në FB/Youtube, ndërsa video-materiali do të shpërndahet te mediumet në kohën më të shpejtë të mundur.

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka të drejtën të përcaktojë numrin e akreditimeve në përputhje me kapacitetin dhe prioritetet e radhës:

Mediumet të cilat rregullisht përcjellin aktivitetet e përfaqësueses A të Maqedonisë;

Redaksitë e sportit dhe faqet sportive;

Mediumet informative;




   
   
Reprezentacioni A