Akademia Pandev fiton Kupën e Maqedonisë

Publikuar më 22 Мај, 2019 Kupa e Maqedonisë, Lajme

Trofeun e parë në historinë e vet, Akademia Pandev e fitoi pas ekzekutimit më të mirë të penaltive kundër Makedonija Gj.P..

Akademia Pandev fiton edicionin e 27-të të Kupës së Maqedonisë. Në Arenën Nacionale "Todor Proeski" në Shkup, strumicasit fituan me rezultat 4:2 pas ekzekutimit të penaltive, pasi pjesa e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15-të minuta përfunduan me barazim 2:2.

Rezultatin e hapi kapiteni i strumicasve, Sashko Pandev në minutën e 10-të kur realizoi me goditje fantastike nga 25 metra. Përgjigja erdhi 11-të minuta më vonë kur braziliani Da Silva barazoi në 1:1 nga gjuajtja e lirë. 

Në pjesën e dytë përkundër faktit se dy ekipet patën raste të mira shënimi, emocionet kishin mbetur për minutat e fundit. Fillimisht në minutën e 84-t Tanturovski realizon me kokë për epërsi 2:1 të Makedonija Gj.P., mirëpo gëzimi i tyre zgjati shumë pak pasi dy minuta më vonë Doriev nga penaltia barazoi në 2:2 duke çuar ndeshjen në vazhdime dy herë nga 15-të minuta. Pasi edhe vazhdimet nuk sollën ndryshim fituesi duhej të vendoset përmes penaltive ku fati ishte me Akademia Pandevin.

Robson Da Silva në serinë e parë dhe Tanturovski në të katërtën humbën penaltitë për Makedonija Gj.P., ndërsa Stoilov, Doriev, Iliev dhe Velinov realizuan për Akademia Pandevin duke fituar trofeun e Kupës së Maqedonisë.

KUPA E MAQEDONISË

Arena Nacionale "Todor Proeski", Shkup

MAKEDONIA GJ.P.-AKADEMIA PANDEV 2:4 pen. 2:2 (1:1)

(0:1 Sashko Pandev 10' - 1:1 Da Silva 21' - 2:1 Dejan Tanturovski 84' - 2:2 Lupço Doriev pen. 86')

Arbitra: Marjan Eckovski (kryesorë), Gjorgi Karajanov, Ilço Jordanovski, Zoranço Temelkov, Petar Mantev dhe Nikolla Bozhinovski

MAKEDONIJA GJ.P.: Jovanovski, Zhunior (Stojanovski 110'), Bozhinovski, Da Silva Robson, Kirovski (Demir 101'), Pecov, Filipovski (Karvalo 72'), Gama, Bilali, Tanturovski.

Trajner: Aleksandar Tanevski

AMADEMIA PANDEV: Çubrakoviq, Atanaskoski, Dimov, Iliev, Kostov, Stoilov, Milovanoviq (Stojkov 89'), Doriev, Pandev (Krstovski 79'), Stojkoski (Ivanov 69'), Velinov.

Trajner: Jugosllav Trençovski



   
   
Reprezentacioni A