Akademia nacionale në kuadër të FFM-së zhvilloi dy ndeshje kundër akademisë së Sllovenisë

Publikuar më 09 Декември, 2016 Lajme


Akademia nacionale e futbollit në kuadër të FFM-së zhvilloi dy ndeshje kontrolluese kundër akademisë së futbollit të Sllovenisë duke shënuar fitore 3:1 në takimin e dytë, pasi humbi 2:1 ndeshjen e parë.

Golin e vetëm për Akademinë tonë në ndeshjen e parë e shënoi Dejan Stoimenov në minutën e 70-të. Të përzgjedhurit e Nexhat Shabanit lëshuan disa mundësi të shkëlqyeshme për gol, dy herë Mitrovski, pastaj edhe Gjeorgievski dhe Antovski nuk shfrytëzuan shanse të mira për të hapur rezultatin. Këtë e ndëshkuan të rinjtë slloven kur në minutën e 52 me anë të Jaka Biol avansuan 1:0, ndërsa në minutën e 67-të Bertsko realizoi për 2:0. Pasi Stoimenov në minutën e 70-të uli shifrat në 1:2, në fund të takimit Elmaz lëshoi mundësi të mirë për të barazuar.  

Në ndeshjen e kthimit Agnan Fetishi në minutën e 32-të shënoi gol për epërsi të Akademisë së FFM-së. Pesë minuta më vonë Jaka Biol barazoi në 1:1, ndërsa në pjesën e dytë pasuan edhe dy gola për Akademinë e FFM-së. Fillimisht në minutën e 59-të Enis Fazlagiq shënoi për 2:1. Ndërsa në minutën e 77-të Dejan Stoimenov vendosi rezultatin final 3:1 për akademinë tonë.

AKADEMIA E MAQEDONISË: Bllagojçe Ivanov, Besart Bushi, Meris Fakiq, Antonio Mitev, Kiril Ristevski, Elif Elmaz, Enis Fazllagiq, Dimitar Mitrovski, Filip Antovski, Nikolla Dimovski, Marko Gjorgievski;

Luajtën edhe: Bojan Timevski, Gentian Çadarovski, Astrid Adilovski, Jakub Berisha, Darko Todorovski, Samoil Tanevski, Dejan Stoimenov, Kristijan Jordanovski, Ninosllav Zdravkovski, Agnan Fetishi, Drilon Saiti, Petar Kanzurov.



   
   
Reprezentacioni A