Akademia e FFM-së shënoi 4 fitore në 5 ndeshje në turneun në Erevan

Publikuar më 17 Април, 2018 Lajme, Akademia e Futbollit

Anëtari i Akademisë së FFM-së, Matej Georgiev është shpallur lojtari më i mirë i turneut në të cilin vetëm Maqedonia përfaqësohej si Akademi, ndërsa pjesëmarrësit tjerë garonin me përfaqësueset e reja nacionale.

Akademia e FFM-së e udhëhequr nga Nexhat Shabani dhe ndihmësi Goran Georgievski shënoi katër fitore në pesë ndeshjet e zhvilluara në kuadër të turneut zhvillues të UEFA-së në Erevan të Armenisë.

Futbollistët e rinjë deri në 14 vjeç shënuan fitore kundër Bjellorusisë (2:0, Mateo Sofijanovski dhe autogol i bjellorusëve), Armeninë (2:0, Ivan Gligorov, Marko Sofijanovski), Kazakistanin (2:1, Marko Sofijanovski dhe autogol i kazakëve) dhe sërish Armeninë (2:0, Mehmedriza Hamza dhe Mihail Talevski), ndërsa humbjen e vetme e përjetuan nga Irani me rezultat minimal 1:0.

Akademia e FFM-së në turneun zhvillues të UEFA-së në Erevan u përfaqësua me këta futbollistë:
Alban Shabani, Ivan Gligorov, Ognen Zdravkovski, Blend Zeqiri, Dejvid Mitrevski, Stefan Tasev, Vasko Vasilev, Matej Angelov, Mihail Talevski, Viktor Bonevski, Marko Ristov, Mario Riçkov, Mario Mastev, Mario Kocevski, Mateo Sofijanovski, Marko Sofijanovski, Idriz Osmanoviq, Enis Buqi, Filip Popovski, Mirçe Stoilov, Matej Georgiev, Matej Jordanovski, Mehmedriza Hamza, Kristijan Kosotovski, Andrej Bobevski, Marko Trenevski dhe Donart Ibraimi.

Futbollist më i mirë i turneut u zgjodh Matej Georgiev i Akademisë së FFM-së.
Irani zuri vendin e parë me pesë fitore, ndërsa Maqedonia u ndal e dyta me katër fitore dhe pesë barazime. 



   
   
Reprezentacioni A