Publikuar më 14 Јануари, 2020 në Lajme
Federata e futbollit të Maqedonisë informon klubet se prej 15 janar fillon afati kalimtar për transferimin e futbollistëve dhe i njejti do të zgjasë deri më 11 shkurt.
Njoftojmë gjithë klubet që kërkesat e tyre për certifikata për futbollistë profesionistë t'i ngarkojnë në platformën TMS të FIFA-s dhe të dërgojnë informacione deri te sektori për TMS në FFM më së voni deri në orën 14:00 të datës 11 shkurt, me qëllim për të pasur kohë të mjaftueshme për përpunimin e të gjitha kërkesave.
Për futbollistë amatorë, klubet duhet të dorëzojnë kërkesë deri te FFM, fletë kërkesa gjendet e bashkangjitur në fund të këtij njoftimi, të plotësohet sipas kërkesës dhe të jetë i vulosur. Afati i fundit edhe për këtë kategori të futbollistëve është ora 14:00 e datës 11 shkurt. Kërkesat mund të dorëzohen edhe përmes postës elektronike në adresat e mëposhtme.
Për probelemet eventuale dhe ndihmë profesionale në lidhje me gjithë procesin mund të drejtoheni përmes postës elektronike në adresat Mario.gjurcinovski@ffm.com.mk dhe zarko.ignjatovski@ffm.com.mk
Gjithë kërkesat që do të mbërijnë pas orës 24:00 të datës 11 shkurt do të llogariten si të vonuara dhe nuk do të mund të procesohen.FFM QT 1030-7 Kërkesë për dhënie të çertifikatës për lojtar nga jashtë.pdf
FFM QT 1030-7 Kërkesë për dhënie të çertifikatës për lojtar nga jashtë.doc