Adis Jahovic tërhiqet nga përfaqësuesja e Maqedonisë

Publikuar më 12 Септември, 2022 Lajme, Lajme


Ndjej se nuk jam më në gjendje t'i përgjigjem siç duhet detyrave përfaqësuese dhe tani është koha ta komunikoj këtë.

Sulmuesi Adis Jahoviq, pensionohet nga përfaqësueses A e Maqedonisë.

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, nuk do të mund të llogarisë më në sulmuesin i cili ka 19 paraqitje dhe tre gola në fanellën e Maqedonisë.

Adis Jahovic ka shumë vite që luan me sukses në kampionatin turk dhe thjesht thotë se tani është koha për t'i thënë lamtumirën kombëtares, sepse dëmtimet dhe mosha në masë të madhe kërkojnë më shumë kohë për pushim dhe rikuperim.

Me atë rast letrën e tij dërguar Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe përfaqësueses ua përcjellim më poshtë: 

“Të performosh me fanellën e  Maqedonisë është përmbushje e ëndrrës së fëmijërisë. Kjo është arsyeja pse nuk është aspak e lehtë të thuash lamtumirë, por tani është koha. Jo vetëm për shkakun tim, por edhe për përfaqësuesen, shokët e mi dhe trajnerin.

Ndjej se nuk jam më në gjendje t'i përgjigjem siç duhet detyrave përfaqësuese dhe tani është koha ta komunikoj këtë me ndershmëri.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e ekipit kombëtar dhe gjithë stafin e trajnerëve. Faleminderit seleksionuesit Bllagoja Milevski për bashkëpunimin dhe gjithë mbështetjen. Kaluam momente të vështira dhe të lumtura. Unë do t'i ruaj kujtimet përgjithmonë.

Ka talent dhe cilësi në këtë ekipin përfaqësues. Jam i bindur se do të vazhdojnë të përparojnë dhe të kënaqin opinionin sportiv të vendit. Kjo gjeneratë e futbollistëve tashmë ka rezultate të shkëlqyera pas vetes dhe gjithçka që u nevojitet është të vazhdojnë të japin maksimumin në çdo ndeshje për Maqedoninë. Fito ose humb, tifozët e vlerësojnë atë.

Do të jem gjithmonë një mbështetje për ekipin dhe gjithë përfaqësuesen.

Përpara Maqedoni”.

Adis Jahovic është një profesionist i vërtetë që ka shijuar të qenit pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë. Na vjen shumë keq që për arsye shëndetësore në periudhën e fundit ai u pengua të ndihmonte Maqedoninë, por në momentet kur ishte me ekipin e dimë se sa do të thoshte ai për të gjitha sukseset tona. Faleminderit për kontributin e tij në përfaqësuese. I urojmë sa më shumë momente të lumtura brenda dhe jashtë fushës së futbollit. Para së gjithash, shumë shëndet.

Adis Jahovic debutoi për Maqedoninë më 14 nëntor 2012 në një ndeshje miqësore kundër Sllovenisë.




   
   
Reprezentacioni A