Abasadori i fushatës për barazi Jane Velkovski luan futboll me Figon, Hegerbergun dhe Abidalin

Publikuar më 16 Мај, 2018 Lajme


Jane Velkovski, futbollist i ri në karrocë me elektromotor nga Shkupi i’u bashkua një numri të madh të ishfutbollistëve dhe futbollistëve aktual në ngjarjen para finales së Liga Europës në Lion. Ai u paraqit në një ndeshje eksperimentuese që është kurora e sezonit dhe përfaqëson vlerat për të cilat angazhohet UEFA.

Si afrohet kulminacioni i sezonit europian ekipor, kampanja #EqualGame feston jubileun e parë. Futbollistët që janë pjesë e kësaj kampanje duke ndarë përvojat e tyre fascinuese të futbollit janë grumbulluar në fshatin e UEFA Europa League një ditë para zhvillimit të finales.

Janë është në ekipin e legjendës portugeze, Luis Figo, ambasadorit të finales së Liga Europës, Erik Abidal, bashkë me Ada Hegerberg dhe bashkëlojtarja e tij në Olimpik Lion, Shansi van den Sanden.

“Kur luaj futboll ndjehem si krejt tjerët”, thotë Jane. “Ndjehem mrekullueshëm pas mund të marr pjesë në lojë, bile edhe të udhëheq ekipin”.

Ndeshjet tjera të luajtura nën patronatin e #EqualGame/Respect në vendin e ngjarjes kyçën pjesë e përgjegjësve të partnerëve social të UEFA-së, persona me invaliditet, me karroca dhe futbollistë të verbër, e gjitha me qëllim të promovimit pozitiv dhe kyçjes të të gjithëve në futbollin Europian.

Ndeshjet u luajtën në frymën e mesazhit “Futboll për të gjithë” e cila u dërgua gjatë fushatës Respect #EqualGame. UEFA në një vend tuboi yjet më të mëdhenj të futbollit për të treguar se futbolli është i hapur për të gjithë pa dallim të moshës, gjinisë, aftësisë, religjionit, orientimit seksual dhe përkatësisë sociale.

Gjithë historitë frymëzuese të futbollit mund t’i gjeni në www.equalgame.com



   
   
Reprezentacioni A