Publikuar më 31 Декември, 2014 në Fustsall
Përfaqësuesja më e mirë e futsallit të Maqedonisë do të jetë pjesë e turneut të fortë në Poloni prej 2 deri më 8 janar të 2015-s. Në turneun që do të zhvillohet në qytetin Tihi do të marrin pjesë përfaqësuesja vendase, Polonia, si dhe Moldavia dhe Estonia. Përfaqësuesja e Maqedonisë ndeshjen e parë të turneut do ta zhvillojë kundër Moldavisë më 4 janar në orën 16:30.
Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë për paraqitjet në Poloni ka ftuar 13-të futbollistë:
PORTIERË: Ilço Udovaliev (Zhelezarec), Mirosllav Todorovski (Skopje), Antonio Petrovski (Skopje)
MBROJTËS: Zoran leveski (Zhelezarec), Ferid Agushi (Zhelezarec), Ivan Krstevski (Zhelezarec), Xho Arsovski (Zhelezarec)
SULMUES: Aleksandar Gligorov (Zhelezarec), Igor Leovski (Skopje), Oliver Jovanovski (Zhelezarec), Darko Rangotov (Skver-Kroaci), Martin Todorovski (Zhelezarec), Adrijan Micevski (Zhelezarec).
“Turneu që pason në Poloni paraqet një test të vërtetë dhe një kontroll përfundimtar para kuliafikimeve për Kampionatin Evropian të cilat do të zhvillohen në vendin tonë pas më pakë se tre muajve. Hendikep i vogël është se te ne kampionati është në pauzë pas përfundimit të sezonit vjeshtor, mirëpo gjithsese nuk ikim nga sfida për tu përballur me përfaqësueset e Moldavisë, Estonisë dhe Polonisë. Të trija këto përfaqësuese kanë ambicie të mëdha para kualifikimeve që pasojnë, prandaj ky turne fiton edhe më shumë peshë dhe arritja e rezultateve pozitive do të jetë shumë pozitive para sfidaqve të muajit mars. Ne vazhdojmë me qëllimin e caktuar, ajo është të luajmë sa më shumë ndeshje kontrolluese për të ngritur formën në nivelin optimal. Pas serisë së rezultateve pozitive periudhën që kaloi, nuk ikim nga roli i favoritit në këtë turne së bashku me Poloninë. Do të paraqitemi me lojtarë të dëshmuar, mungon vetëm Trajkov. Nuk kemi kohë për eksperimente, prandaj mendoj se ngadalë po kristalizohet formacioni për kualifikimet. Është mirë që s’kemi futbollistë të lënduar, pos mungesës së Petroviqit që është i lënduar tani më një periudhë më të gjatë. Shpresoj në paraqitje të mirë dhe lajme pozitive nga Tihi”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses së futsallit të Maqedonisë, Vasko Skenderovski.