9 prill-dita e futbollit të Maqedonisë, FFM vuri lule në përmendoren e topit të parë

Publikuar më 09 Април, 2017 Lajme


Në datën e sotme, 9 prill, para saktë 108 viteve në Shkup është luajtur ndeshja e parë zyrtare në teritorin e Maqedonisë.
Me rastin e shënimit të 9 prillit, Ditës së futbollit të Maqedonisë, përfaqësues të Federatës së futbollit të Maqedonisë të udhëhequr nga presidenti Ilço Gjorgjioski, sekretari i përgjithshëm Filip Popovski, ish-futbollist të famshëm të vendit dhe gazetarë veteran që kanë ndjekur futbollin ndër vite vendosën lule para përmendores me topin e parë.
Në shënimin e sotëm modest të ditës së ndeshjes së parë ligjerim të shkurtër për historinë e futbollit tonë para futbollistëve të rinjë të Akademisë së FFM-së mbajti Ivko Pangovski.
Në vitin 1909, një grup ushtarësh turq dhe komandantë në shkollim në vendet e Evropës Perëndimore kanë zhvilluar ndeshje ndërmjet veti në teren të improvizuar në fushën pas Shkollës në lagjen Islahanë (Idadija) në Shkup.
"Futbollistët e parë kanë qenë ushtarë turq që kanë qëndruar në kazermën në Debar Mahallë të Shkupit, ndërsa atë ditë ka qenë aq ftohtë sa që në pauzë lojtarët janë detyruar të vishen për tu ngrohur" sqaroi mes tjerash Ivko Pangovski, një prej doajenët e gazetarisë sportive në Maqedoni dhe autor i shumë kronikave të futbollit vendor për të cilin llogaritet si historikan.
Dy vite më vonë, në vitin 1911 është formuar klubi i parë i futbollit në Maqedoni, me emrin Yskup (Shkupi), paraardhës i KS Vardar ng viti 1912, pastaj Pelisteri i Manastirit në vitin 1914 dhe Vojnoviq në vitin 1915.



   
   
Reprezentacioni A