Publikuar më 08 Април, 2016 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër Bullgarisë U 15. Duelet do të luhen më 12 prill (e martë) me fillim në orën 16:00 dhe më 14 prill (e ejnte) me fillim në orën 11:00 në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ në Shkup.
Seleksionuesi i përfaqësueses U 18 të Maqedonisë, Jeton Nesimi për këto dy ndeshje kontrolluese me Bullgarinë ka ftuar këta futbollistë:
Portierë: Filip Trajçevski (Vardar) dhe Riste Jankov (Rabotniçki);
Mbrojtës: Viktor Stojkovski (Metalurg), Nehar Sadiki (Euromilik), Antonio Mitrev (Metalurg), Todor Todorovski (Metalurg), Mihail Manevski (Akademija Pandev);
Mesfushorë: Davor Zdravkovski (Makedonija Gj.P.), Elif Elmaz (Rabotniçki), Agon Hani (Mlladost C.D.),. Esmin Liçina (Vardar), Alban Sulejmani (Renova), Darko Dodev (Metalurg), Daniel Milovanoviq (Akademia Pandev), Shefit Shefiti (Shkëndija);
Sulmues: Aleksandar Mishev (Akademia Pandev), Milan Ristovski (Rabotniçki), Erdon Daci (Vardar).
Grumbullimi i ekipit U 18 është paraparë të hënën 11 prill.
Përfaqësuesja U 18 përgatitet për ciklin kualifikues të mujit tetor në Poloni, ndërsa deri tani ka zhvilluar dy ndeshje kontrolluese me Finlandën. Në eliminatoret për kualifikim për fazën elite, Maqedonia është në grup me Sllovakinë, Irlandën e Veriut dhe Poloninë.