Fëmijët vizitojnë Shtëpinë e futbolli – e pa çmueshme

Publikuar më 14 Јули, 2016 Lajme


Dita e hapur në ‘Shtëpinë e futbollit’ e shfrytëzuan fëmijët e dy çerdheve të Shkupit, ‘Bubamara’ dhe ‘Srniçka’. Dashamirët më të rinjë të futbollit kanë ndjerë atmosferën e punës në ‘Shtëpinë e futbollit’, biseduan me njerëzit e FFM-së të cilët në mënyra të ndryshme përgatisin aktivitetet.

Fëmijët e dy çerdheve të Shkupit në njërin prej 4 tereneve vizituan seancën stërvitore të Akademisë së FFM-së, i panë dhe u njoftuan me kushtet në të cilat punohet dhe organizohen seancat stërvitore, vizituan qendrën për fitnes, repartin për selektim dhe ku qëndrojnë gjithë paisjet, pastaj hapsirat e punës të administratës dhe seleksionuesve të ekipeve përfaqësuese.

“Gëzimi më i madh për ne që organizojmë futbollin në Maqedoni është kur shohim fëmijë me topin e futbollit dhe prindë apo mësues që i mbështesin. Me promovimin e sportit krijojmë gjenerata të reja të talentuara, por edhe shoqëri të shëndoshë. Sporti luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë tonë, prandaj ëndëroni të bëheni si Pandev apo Noveski dhe kultivoni vlera të shëndosha”, tha mes tjerave Filip Popovski, sekretari i përgjithshëm i FFM-së. 



   
   
Reprezentacioni A