Mbledhje e Këshillit Drejtues të Federatës së futbollit të Maqedonisë

Publikuar më 29 Мај, 2020 Lajme


Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), u sollën vendimet në vijim:

- Këshilli Drejtues i FFM-së pranoi propozimin e Komisionit për gara për vazhdimin e sezonit garues 2019/2020 të Ligës së Parë, që ishte ndërprerë për shkak epidemisë COVID-19.

Sipas propozimit, i pranuar për shumicën e klubeve të Ligës së Parë, Komisioni i garave propozoi, derisa Këshilli Drejtues i FFM-së solli vendim për të pranuar propozimin, gara e Ligës së Parë të vazhdojë përmes një sistemi të shkurtuar si më poshtë:

Të luhen katër xhirot e mbetura të rrethit të tretë, dhe pastaj të kalohet në zhvillimin e ndeshjeve të “Plej-off” (6 skuadrat e para pas përfundimit të rrethit të tretë). Tre ekipet e para pas përfundimit të fazës “plej-off” do të kenë të drejtën e pjesëmarrjes në UEFA garat europiane.

Plej-aut (4 skuadrat e fundit në tabelë pas përfundimit të rrethit të tretë) pa heqjen e dy skuadrave të fundit pas përfundimit të fazës së “plej-aut”.

Zhvillimi i ndeshjeve të Kupës së Maqedonisë me vetëm një ndeshje gjysmëfinale dhe një ndeshje finale. Fituesi i Kupës së Maqedonisë siguron kualifikim në UEFA garat europiane;

Këshilli Drejtues i FFM-së, diskutoi edhe për pretendimet nga letra e dorëzuar deri te federata nga KF Sileksi, në të cilën thuhet se “organ i vetëm që mund të ndryshojë Rregulloren për gara, është Kuvendi i FFM-së”.

Këshilli Drejtues i FFM-së gjatë marrjes së vendimit për ndryshim të sistemit të garave morri në konsideratë nenin 176 nga Statusi i FFM-së, i cili thotë: “Në rast të ndonjë force shtesë dhe pyetje që nuk janë të regulluara me statusin e FFM-së, të drejtën për të vendosur e ka Këshilli Drejtues i FFM-së, i cili gjatë vendimarrjes do të marrë në konsideratë rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s, rregullat pozitive ligjore dhe parimin e ligjit dhe drejtësisë” dhe nenin 16 nga Rregullorja për gara, ku mes të tjerash thuhet: “Në rast se Kuvendi nuk mund të mblidhet për shkak rrethanave jo të zakonshme ose të justifikuara, ndërsa arsyeja për ndryshimin e sistemit është i domosdoshëm, Këshilli Drejtues i FFM-së me shumicën e 2/3 ka autoritetin të veprojë dhe vendos për ndryshim të sistemit”.

Këshilli Drejtues i FFM me shumicën 2/3 solli vendim. Për vendim 13-të pjesëtarrët e KE votuan “për”, një pjesëtar ishte “kundër” dhe një “përmbajtur”.

Në sjelljen e vendimit për ndryshim të sistemit të konkurimit në Ligën e Parë, Këshilli Drejtues i FFM-së ndoqi udhëzimet e UEFA-së përmes një letre nga Shoqata Europiane e futbollit, dërguar Shoqatave Kombëtare që janë anëtare të UEFA-së.

Në letrën e UEFA-së, thuhet se Shoqatat Kombëtare duhet të përpiqen të zbatojnë opsionin më të mirë për vazhdimin e garave në konkurenc të klubeve, në mënyrë që klubet të kenë mundësi ti vazhdojnë garat europiane dhe vendore sipas meritës sportive.

UEFA shprehet se skenari ideal do të ishte nëse kampionatet respektive do të vazhdonin dhe mbaronin sipas sistemin fillestar ose origjinal të sistemit konkurues, por nëse kjo është e pamundur për shkak të afatit kohor (kohë e pamjaftueshme për të luajtur ndeshjet e mbetura të garave të Ligës dhe Kupës) do të ishte më mirë të vazhdohen garat vendase në formate të ndryshme në një mënyrë do të ju ndihmonte klubeve me meritë sportive të kualifikohen në garat europiane.

Një përmbajtje e rëndësishme e letrës së UEFA-s është se Shtëpia Evropiane e Futbollit rezervon të drejtën të refuzojë ose vlerësojë pranimin / vendosjen e ndonjë klubi në garat evropiane të arritura përmes kampionatit vendas të ndërprerë para kohe.

- Këshilli Drejtues  i FFM-së ka vendosur që të pranojë propozimin e Komisionit për Gara në FFM për përfundimin e plotë të sezonit 2019/20 në Ligën e Dytë. Po ashtu, Këshilli Drejtues i FFM-së pranoi propozimin e Komisionit të Garave të FFM-së që nga sezoni 2020/21 të garojnë në Ligën e Parë dy ekipet që në momentin e përfundimit të sezonit 2019/20 janë në vendin e parë në tabelën e Ligës së Dytë – Lindje dhe Perendim;

Vendet në Ligën e Dytë – Lindje dhe Perendim do të plotësohen me dy ekipet nga Ligat e Treta që deri në momentin e ndërprerjes së sezonit 2019/20 kanë qenë në vendin e parë dhe të njejtat do të luajn ndeshje të balotazhit për inkuadrim në Ligën e Dytë;

-Këshilli Drejtues i FFM solli vendim që të pranojë propozimin nga Komisioni i Garave për përfundim të sezonit 2019/20 në të gjitha kategoritë e reja të futbollit;

- Këshilli Drejtues i FFM solli vendim që të pranojë propozimin nga Komisioni i Garave për përfundim të sezonit garues 2019/20 në të gjitha kategoritë në futbollin e femrave;

- Këshilli Drejtues i FFM solli vendim që të pranojë propozimin nga Komisioni i Garave për të ndërprerë sezonin garues 2019/20 në të gjitha kategoritë e futsallit;

- Këshilli Drejtues i FFM solli vendim që të pranojë propozimin nga Komisioni i Garave që të ndërpresë futbollin bazë në të gjitha kategoritë për sezonin 2019/20;

- Këshilli Drejtues i FFM solli vendim që Kuvendi i Regullt Vjetor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë të mbahet me 20 ose 27 qershor në vitin 2020 në Shkup.

“Shtëpia e Futbollit” do të vazhdojë të ndjekë situatën epidemiologjike në vendin tonë si dhe do të zbatojë të gjitha masat dhe rekomandimet nga shtabi kordinativ i krizës për të siguruar kordinim të plotë në lidhje me parandalimin e futjes dhe përhapjes së virusit Kovid 19.

- Këshilli Drejtues i FFM-së, gjithashtu rishikoi letrën nga IFAB dhe FIFA në lidhje me ndryshimin e numrit të zëvendësimeve  të futbollistëve në një ndeshje dhe në rend dite ishte edhe kërkesa nga Federata Alpinizmit për mbështetje të Ilina Arsova me një çmim individual për arritje sportive.

- Këshilli Drejtues solli vendim për ndryshim të hapjes së merkatos verore, e cila tashmë do të hapet me 3 gusht të vitit 2020.




   
   
Reprezentacioni A