VENDIME nga mbledhja e Këshillit Drejtues i FFM-së e mbajtur më 29.03.2016

Publikuar më 29 Март, 2016 Vendimet


Me propozim të Komisionit për futbollin e femrave, Këshilli Drejtues i FFM-së shkarkoi seleksionuesin e deritashëm të përfaqësueses A të femrave, Vanço Balevskin.

Me propozim të Komisionit për futbollin e femrave, Këshilli Drejtues i FFM-së ka emëruar Kiril Izovin seleksionues të përfaqësueses A të Maqedonisë në konkurencë të femrave. Kiril Izov deri tani ishte seleksionues i përfaqësueses U 17 të femrave të cilës në masë të rëndësishme arriti t’ia përmirësojë rejtingun, pasi ajo përfaqësuese është e vetmja që ka kualitet dhe shpreson për kualifikim në fazën elite të eliminatoreve për futbolliste të moshës deri 17-të vjeç.

Me propozim të Komisionit për futbollin e femrave, Këshilli Drejtues i FFM-së emëroi Toshe Nacevin seleksionues të përfaqëuseses U 17 të femrave të Maqedonisë. Toshe Nacev ishte pjesë e stafit teknik të përfaqësueses A të femrave të Maqedonisë. 



   
   
Reprezentacioni A