VENDIME nga mbedhja e Komisionit Diciplinor të FFM-së e mbajtur më 19.11.2014

Publikuar më 19 Ноември, 2014 Vendimet


Futbollisti i KF Horizont Turnovës nga Turnova, Sashko Pandev, me Numër Identifikimi 100364 i përjashtuar nga loja në minutën e 44 për shkak të kartonit të kuq (karton i dytë i verdhë për shkak të sjelljes së jo sportive ndaj anësorit të parë0 dhe për shkak të sjelljes së dhunshme pas ndëshkimit me karton të kuq drejt anësorit të parë në ndeshjen e xhiros së 13-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Bregallnicës dhe Horizont Turnovës e luajtur më 29.10.2014 në orën 13:00 në stadiumin e Qytetit në Shtip, në bazë të neneve 3,8,13,16 dhe 44 të Rregullores Diciplinore të FFM-së, DËNOHET me ndalesë loje në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve. Në shqiptimin e masës diciplinore është llogaritur dhe dënimi për ndëshkimin me karton të kuq. Dënimi është në fuqi prej 30.10.2014.

Më sjelljen e këtij vendimi, hiqet pezullimi.

KF Vardari nga Shkupi gjobitet me 1 500 (njëmijë e pesëqind) euro, në bazë të nenit 48, ndërsa në lidhje me nenet 36, 38 dhe 51 të Rregullores Diciplinore të FFM-së, për shkak të sjelljes së pahijshme të grupit të tifozëve ‘Komitët’ dhe thirjes së sloganeve ofenduese të drejtuara FFM-së dhe strukturave të saj në ndeshjen e xhiros së 14-të të LPFM-së: Horizont Turnova-Vardari, e luajtur më 22.11.2014 në stadiumin në Turnovë.

KF Shkëndija nga Tetova gjobitet me 1 500 (njëmijë e pesëqind) euro, në bazë të nenit 48, ndërsa në lidhje me nenet 36, 38 dhe 51 të Rregullores Diciplinore të FFM-së, për shkak të sjelljes së pahijshme të grupit të tifozëve ‘Ballistët’ – shpalosja e banereve me përmbajta të pahijshme ndaj UEFA-së në ndeshjen e xhiros së 13-të të LPFM-së: Shkëndija-Metalurgu, e luajtur më 29.11.2014 në stadiumin në Tetovë. Gjatë shqiptimit të gjobës është marrë parasysh masat e sigurisë që ka ndërmarrë skuadra vendase për zhvillimin e rregullt të ndeshjes.

KF Renova nga Xhepçishti dënohet me masë diciplinore VËREJTJE, në bazë të neneve 3, 16 dhe 48 të Rregullores Diciplinore të FFM-së, për shkak të orgaznimit të dobët-lejimi i tifozëve mysafirë që të fusin në stadium mjete piroteknike-fishekzjare në ndeshjen e xhiros së 14-të të LPFM: Renova-Shkëndija e luajtur më 01.11.2014 në stadiumin në Tetovë. Gjatë shqiptimit të dënimit janë marrë parasysh masat e sigurisë që ka ndërmarrë skuadra vendase për zhvillimin e rregullt të ndeshjes.



   
   
Aktuale

15.09.2017    Lajme

Investim në zhvillimin e futbollit të femrave në Maqedoni

Federata e futbollit të Maqedonisë investon në zhvillimin e futbolli tnë të gjitha segmentet dhe nivelet e lojës dhe në ...

Kalendar

06 Окт

15:00 Maqedoni - Serbia
    U21 per kualifikimet në Europian
20:45 Italia - Maqedoni
    Reprezentacioni A Kualifikimet për botëror

09 Окт

20:45 Maqedoni - Lihtenshtajni
    Reprezentacioni A Kualifikimet për botëror
Reprezentacioni A