Vendime nga Komsioni për për zgjedhje dhe verifikim

Publikuar më 16 Август, 2018 Lajme


Në pajtueshmëri me procedurën për zgjedhjue të Presidentit të Federatës së futbollit të Maqedonisë, Komisioni për Zdhjedhje dhe verimfikim pranë FFM-së në seancën e sotme në “Shtëpinë e futbollit” konstatoi se deri në fund të afatit për dorëzim të kandidaturave janë paraqitur katër kandidatë. Komisioni Zgjedhor dhe Verifikues shqyrtoi kandidaturat e dorëzuara dhe mori vendimet e mëposhtme:

- Lidhur me kandidaturën e dorëzuar nga LFK Negotinë dhe LFK Resnjë, Komisioni për Zgjedhje dhe Verifikim hodhi poshtë kandidaturën e kandidatit të propozuar, Harallampie Haxhi Risteski. Kandidatura e LFK Negotinë dhe LFK Resnjë nuk pranohet për shkak se kandidati nuk plotëson kushtin e veçantë për një kandidat për president të Federatës së futbollit të Maqedonisë, të parashikuar në nenin 91, paragrafi 1 i STATUTIT të Federatës së futbollit të Maqedonisë .

- Lidhur me kandidaturën e dorëzuar nga LFK Tetovë, Komisioni për Zgjedhje dhe Verifikim hodhi poshtë kandidaturën e kandidatit të propozuar, Vllatko Kostov. Kandidatura e LFK Tetovë nuk pranohet për shkak se kandidati nuk plotëson kushtin e veçantë për një kandidat për president të Federatës së futbollit të Maqedonisë, të parashikuar në nenin 91, paragrafi 1 i STATUTIT të Federatës së futbollit të Maqedonisë. 

- Lidhur me kandidaturën e dorëzuar nga LFK Kumanovë, Komisioni për Zgjedhje dhe Verifikim hodhi poshtë kandidaturën e kandidatit të propozuar, Vujadin Stanojkoviq. Kandidatura e LFK Kumanovë nuk pranohet për shkak se kandidati nuk plotëson kushtin e veçantë për një kandidat për president të Federatës së futbollit të Maqedonisë, të parashikuar në nenin 91, paragrafi 1 i STATUTIT të Federatës së futbollit të Maqedonisë .

- Lidhur me kandidaturën e dorëzuar nga LFK Kavadar, Komisioni për Zgjedhje dhe Verifikim pranoi kandidaturën e kandidatit të propozuar, Sashko Tasev. Kandidatura e LFK Kavadar pranohet duke parë se kandidati i propozuar i plotëson edhe kushtet e veçanta për një kandidat për president të Federatës së futbollit të Maqedonisë, të parashikuar në STATUTIN e Federatës së futbollit të Maqedonisë .

Vendimet e marra ndaj kandidatëve nuk janë përfundimtare dhe kundër të njejtave lejohen apelime në afat kohor prej tre ditëve. 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A