Vardari U19 fitoi Kupën e Maqedonisë

Publikuar më 21 Мај, 2019 Kupa e Maqedonisë, Kupa e të Rrinjëve, Lajme


Skuadra e shpresave të Vardarit mundi bindshëm 4:0 Shkëndijën dhe fitoi trofeun e Kupës së Maqedonisë për të rinjë. Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, shpresat e Vardarit dominuan ekipin tetovarë, posaçërisht në pjesën e parë kur me tre gola brenda 20 minutave zgjodhën ndeshjen dhe siguruan trofeun.
Fillimisht në minutën e 10-të David Velkovski shënoi për 1:0, ndërsa gjashtë minuta më vonë i njejti futbollist shënoi për 2:0. Në minutën e 19-të gol fantastik i Xhemal Ibishit që çon shifrat në 3:0. Në pjesën e dytë Shkëndija tentoi të kthehet në lojë, krijoi disa raste të mira shënimi, mirëpo pa mundur të realizojnë. Deri në fund Vardari gjeti golin e katërt kur Ali Adem u ndal me faul në zonë, ndërsa i njejti futbollist ishte i saktë nga pika e bardhë për rezultat final 4:0.

SHKËNDIJA-VARDARI 0:4 (0:3)
Qendra Sportive ‘Petar Milloshevski’ në Shkup
Arbitër: Marjan Dejanovski  (Kërçovë)
(1:0 Velkovski 10’ - 2:0 Velkovski 16’ - 3:0 Ibishi 19’ - 4:0 Adem 84’ penalti)
SHKËNDIJA: Abazi, Mustafa, Rexhepi, Shahini, Bahija, Ramiq, Rexhepi, A. Ramadani, F. Ramadani, Mazari, Luma.
Luajtën edhe: Spahiu, Karimani, Jakupi, Selmani, Arsllani, Ameti; 
VARDARI: Andov, Radevski, Tasev, Gjorgjieski, Naumçeski, Stojçeski, Velkovski, Adem, Kolevski, Dimoski, Ibishi
Luajtën edhe: Bozhinovski, Peshevski, Jusuf.



   
   
Aktuale

11.06.2019    Lajme

Faleminderit!

...

Kalendar

16 Qer

17:00 Maqedoni - Shqipëria
    Reprezentacioni A i femrave Miqësore
Reprezentacioni A