V E N D I M E nga mbledhja e Komisionit Diciplionr të FFM-së më 22.10.2014

Publikuar më 22 Октомври, 2014 Vendimet


Futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Ivan Mitrov me Numër Identifikimi 100926 i përjashtuar nga loja në minutën e 24 për shkak të ndalesës së palejuar të futbollistit kundërshtar në situatë për të shënuar gol në ndeshjen e xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjte Shkëndijës dhe Vardarit e luajtur më 19.10.2014 në orën 14:30 në stadiumin e qytetit në Tetovë, në bazë të nenit 35 të RD të FFM-së, DËNOHET me ndalesë loje në 2 (dy) ndeshje kampionale apo të Kupës. Dënimi është në fuqi prej 20.10.2014.

Futbollisti i Mlladostit nga Carev Dvori, Nikolçe Panovski, me Numër Identifikimi 107413 i përjashtuar nga loja në minutën e 16-të për shkak të ndalesës së palejuar të futbollistit kundërshtar në situatë për të shënuar gol në ndeshjen e xhiros së 10-të të Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Makedonija Gj.P. dhe Mladostit e luajtur më 18.10.2014 në orën 14:30 në stadiumin në Gjorçe Petrov, në bazë të nenit 35 të RD të FFM-së, DËNOHET me ndalesë loje në 2 (dy) ndeshje kampionale apo të Kupës. Dënimi është në fuqi prej 19.10.2014.

Ngritet prosedurë diciplinore kundër Shkëndijës së Tetovës për shkak të organizimit të dobët:

a)  Për shkak të sjelljes josportive, të pahijshme, vulgare dhe ofendimeve nacionale të grupit të tifozëve ‘Ballistët’ gjatë ndeshjes Shkëndija-Vardari e luajtur më 19.10.2014 në orën 14:30 në Tetovë (e sqaruar gjërësisht në raportin shtesë të delegatit).

b)  Për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë ndeshjes (e sqaruar gjërësisht në raportin shtesë të delegatit).

c)  Për shkak të hedhjes së mjeteve të forta në teren në drejtim të arbitrit kryesor, asistentit të dytë dhe futbollistëve të Vardarit (e sqaruar gjërësisht në raportin shtesë të delegatit).

Obligohet KF Shkëndija nga Tetova – person i autorizuar i klubit të dorëzojë deklaratë të shkruar në afat kohor prej 3 (tre) ditëve nga pranimi i këtij vendimi në lidhje me ngjarjet e lartëpërmendura.

Ngritet procedurë diciplinore kundër Napredokut të Kërçovës për shkak të mospagesës së borxhit për arbitrat në ndeshjen e 1/16 së Kupës së Maqedonisë për sezonin garues 2014-2015 ndërmjet Bellasicës dhe Napredokut e luajtur më 20.08.2014 në stadiumin Mladost në Strumicë.

Obligohet KF Napredoku nga Kërçova – person i autorizuar nga klubi të dorëzojë deklaratë me shkim apo fletpagesë të vërtetuar në afat prej 3 (tre) ditëve nga pranimi i këtij vendimi në lidhje me arsyet e lartëpërmendura.

Shtojcë të Vendimit (Një kopje nga ndeshja Bellasica-Napredoku).



   
   
Aktuale

17.11.2017    Lajme

Mbahen seminaret/këshillat me prindërit e fëmijëve anëtarë të klubeve në Ligat e Fëmijëve të FFM-së

Sektori Grasrut futboll dhe Qendra për Edukim pranë FFM-së në pajtueshmëri me obligimet nga programi grasrut i UEFA-së d...

Kalendar
Reprezentacioni A