UEFA i jep FFM-së anëtarësim të plotë për dhënie të Diplomave A për trajnerë të portierëve

Publikuar më 22 Август, 2019 Lajme, Seminare


Federata e futbollit të Maqedonisë përmes Qendrës për Edukim për trajnerë arriti edhe një sukses në punën e saj duke marrë ratifikimin e lëshimit të diplomave me logon e UEFA-së për trajnerët për portierë. Duke filluar nga viti 2016 me Kursin e parë Kombëtar për B Liçensë, nga e cila më vonë dolën kandidatë për fillim të Kursit të parë për Diplomën A të UEFA-së (2017-2018) për trajnerë të portierëve, Qendra pë Edukim pranë FFM-së, së bashku me mentorët e UEFA-së, z. Vatroslav Mihaçiç dhe z. Jan Erik Sinesen zbatuan plotësisht programin, duke përmbushur të gjitha standardet e kërkuara për këtë nivel. Më pas u organizuan gjithsej gjashtë provime me kandidatët e grupit që ishin nën mbikqyrje të mentorëve të UEFA-së, para të cilëve kandidatët me sukses prezantuan punën e trajnerëve për portierë. 

Para fillimit të zbatimit të këtij programi, Qendra e Edukimit pranë FFM-së, përmes punëtorive të UEFA-së trajnuan tre mentorë për trajnerë të portierëve edhe atë: Zoran Mizevskin, Suat Zendelin dhe Danço Celeskin, të cilët bashkë me Nebojsha Markovskin dhe Mario Gjurçinovskin u përfshinë me sukses në procesin e organizimit dhe realizimit të orëve të mësimit, realizimin e praktikës për kandidatët, përgatitjen e tyre për provimin praktiko-teorik dhe anëtarë të komisionit për mbajtjen e provimit. 

Pas përfundimit të gjithë programit, mentorët e UEFA-së dorëzuan raport pozitiv në panelin e JIRA-s së UEFA-së, i cili në mbledhjen e tij në Bolonjë konfirmoi anëtarësimin e FFM-së për të drejtën e dhënies së Diplomave A të UEFA-së për portierë, pas çka UEFA edhe zyrtarisht njoftoi federatën se ka anëtarësim të plotë me të drejtë për dhënien e këtyre liçensave. 

Qendra e Edukitmit të FFM-së falemenderon gjithë mentorët, trajnerët dhe instruktorët që morën pjesë në realizimin e këtij qëllimi strategjik për t'u dhënë trajnerëve të portierëve kompetencë dhe rëndësi më të madhe. 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A