U 18: Maqedonia fitoi Letoninë në turnen Katër Kombet në Riga

Publikuar më 25 Март, 2017 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë shënoi fitore bindëse 3:1 kundër vendasit Letonisë në turneun “Katër Kombet” në Riga.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Vujadin Staojkoviq ishin bindës gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa posaçërisht në pjesën e parë kur u vendos çështja e fituesit. Në minutën e 24 Dimitar Mitrovski shënoi golin e epërsisë për Maqedoninë pas asistit të Darko Çurlinovit. Futbollisti i ri i Kelnit të Gjermanisë, Çurlinov në minutën e 39-të u ndal me faul në gjashtëmbëdhjetëmetërshin e Letonisë, ndërsa arbitri me të drejtë tregoi në pikën e bardhë. Mitrovski ishte realizator i suksesshëm i penaltisë, duke dyfishuar rezultatin. Një minutë para fundit të pjesës së parë, Mitrovski me asist perfekt kurorëzoi paraqitjen e tij të shkëlqyeshme, ndërsa Bogdanovski shënoi golin e tretë për Maqedoninë.

Në vazhdim Letonia arriti vetëm të zbusë rezultatin përmes Purinis në minutën e 75-të.

Maqedonia me 4 pikë është në vendin e parë në këtë turne. Në raundin e fundit luajmë kundër përfaqësueses së Norvegjisë.  

MAQEDONIA U 18: 1. Hristijan Stefkovski (Ivanov 53'), 2. Todor Todorovski, 3. Filip Antrovski, 4. Bane Manevski, 6. Kiril Ristovski, 7. Marko Ferukovski (Laskov 46'), 8. Enis Fazllagiq, 9. Nikolla Bogdanovski (Kolevski 46'), 10. Dimitar Mitrovski, 14. Antonio Mitrov (Zejnullai 64'), 15. Darko Çurlinov (Trapanovski 64'); 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A