U 14: Dy ndeshje kontrolluese me Qipron

Publikuar më 03 Мај, 2016 Lajme, Akademia e Futbollit


Përfaqësuesja e Maqedonisë U 14 sot nga ora 16:00 në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ dhe dy ditë më vonë në të njëjtin termin do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër përfaqësueses U 14 të Qipros. Për dy ndeshjet miqësore të shpresave të vendit, seleksionuesi Mario Vujoviq ka ftuar këta futbollistë:

Portierë: Filip Vanevski (Metalurg), Marko Stankovski (Vardar);

Mbrojtës: Ibraim Alili (Metalurg), Gorazd Stojmenov (Vardar), Jasin Sali (Saraj), Dalibor Kostovski (Vardar), Aleksandar Gjurkovski (Vardar), Spase Terziev (Akademia Pandev);

Mesfushorë: Ivan Nikollov (Bregallnica), Nikolla Sekullov (Pro Pjaçenca, Italia), Luka Stankovski (Rabotniçki), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Filip Andonovski (Metalurg), Stefan Gjorgjiev (Nju Stars), Filip Kosotovski (Makedonija Gj.P.), Rilind Ajdnini (Rabotniçki), Mario Kosteski (Rabotniçki), Leonit Ignjatov (Vardar);

Sulmues: Kristijan Stojanovski (Metalurg), Metodi Maksimov (Bregallnica), Mario Ilievski (Vardar).

Një pjesë e madhe e futbollistëve që od të paraqiten në ndeshjet kontrolluese me Qipron janë pjesë e Akademisë së futbollit të FFM-së. Prej 15-të deri më 21 maj në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’, Federata e futbollit të Maqedonisë do të jetë vendas i turneut për akademitë të cilat janë nën mbulim të UEFA-së, ndërsa përveç Akademisë së FFM-së, do të marrin pjesë edhe Akademitë e Bjellorusisë, Armenisë dhe Gjeorgjisë.



   
   
Reprezentacioni A