Tetori muaji për futboll reprezentues! Biletat në shitje nga e hëna 26.09.2016

Publikuar më 22 Септември, 2016 Biletat, Lajme, Lajme, Deri më 21 vjet


Arena nacionale ‘Filipi i Dytë’ do të jetë vendas i ndeshjeve kualifikuese të tetorit për përfaqësuesen A dhe atë U 21 të Maqedonisë.

Ndeshja historike e përfaqësueses U 21 për kualifikim në Kampionatin Evropian kundër Skocisë do të zhvillohet më 11 tetor me fillim në orën 18:45 në Arenën Nacionale.

Biletat me çmim prej 50 dhe 100 denarëve do të lëshohen në shitje nga dita e hënë, më 26.09.2016.

Dy ndeshjet e para si vendas në kualifikimet për Kampionatin Botëror në Rusi do të zhvillohen me Izraelin më 06.10.2016 dhe Italinë më 09.10.2016  në Arenën Nacionale ‘Filipi i Dytë’ me fillim në orën 20:45.

Biletat për këto ndeshje do të shiten bllok (një biletë për të dyja përballjet) dhe do të lëshohen në shitje prej të hënën, 26.09.2016, me çmim prej 250 dhe 500 denarëve.

Vërejtje e rëndësishme: Bileta bllok vlen për të dyja ndeshjet dhe patjetër të ruhet e padëmtuar me qëllim që blerësi të ketë qasje në të dyja ndeshjet.

Biletat mund të blihen në rrjetin për shitje MK Tickets, në këto vende:

Shkup:

NEPTUN – Te stadiumi

NEPTUN – City Mall

NEPTUN pranë Mr. Bricoladge

Jugoton QTQ kati i parë

Salla Universale – Shkup

Tobako – MPM Press

Tobako Gogi – Draçevë

Tobako Drvodekor

Tobako 2 – Shkupjanja

FFM punkti në City Mall në Shkup

Në qytetet tjera të Maqedonisë:

Sallonet e Neptunit në: Veles, Kumanovë, Gostivar, Ohër, Strugë, Gjevgjeli, Strumicë, Kavadar, Shtip, Koçani.

Nju Tobako – Ohër

Online: www.mktickets.mk dhe www.karti.com.mk

Ftojmë gjithë dashamirët e futbollit në stadiumin nacional ‘Filipi i Dytë’ më 6-të, 9-të dhe 11-të tetor tu japin përkrahje reprezentuesve!

Dyert e stadiumit do të jenë të hapura 2 orë para ndeshjeve, për të mundur tu mundësojmë kohë të mjaftueshme për të gjetur vendet tuaja dhe të shmangen rëmujat e panevojshme para ndeshjes.

Në stadium ndalohet futja e mjeteve të forta, kanaqeve, armëve, mjeteve piroteknike, lasërvëe apo transparetneve që provokojnë urejtje racore, nacionale apo fetare.

Të mbështesim reprezentuesit tanë me anim sportiv!

Le të na bashkojë gëzimi që sjell futbolli.



   
   
Reprezentacioni A