Të dielën starton gjysmësezoni pranveror, u.d. presidenti Sejdini uron klubet të kenë sukses

Publikuar më 15 Февруари, 2019 Lajme


Ndeshjet nisin në orën 14:00, ndërsa dyshet e xhiros së 19-të janë Shkëndija-Vardari, Akademia Pandev-Makedonija Gj.P., Pobeda-Bellasica, Rabotnçki-Renova dhe Sileksi-Shkupi. 

Në vigjilie të pjesës pranverore të Ligës së Parë, u.d. presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini u dëshiron shumë sukses klubeve që garojnë në elitën e futbollit vendor, duke bërë ftesë që gjithë palët e kyçura në organizim të japin kontributin e tyre në rrjedhën e mirëfilltë të sezonit.

“Arritjet e klubeve janë rezultat i punës së çmuar të ekipeve profesionale, përzgjedhjes së lojtarëve dhe menaxhimit cilësorë nga kryesitë. Besoj se çdo ekip do të luftojë për të përmbushur ambiciet e veta dhe u uroj atyre shumë fat në vazhdim të sezonit dhe shëndet lojtarëve si pjesë më e rëndësishme e kësaj veprimtarie. Nga ana e FFM-së sigurojmë se organizimi i garave do të jetë në nivelin më të mirë dhe të gjithë do të trajtohen në mënyrë të barabartë. Nëse të gjithë ne, federata dhe klubet udhëhiqemi në bazë të rregullave të garës, dhe ky është një qëllim i përbashkët, atëherë jam i sigurtë se nuk do të krijojmë asnjë problem. Tek e fundit, ne duhet të ‘ecim’ rrugën si në gjysmësezonin vjeshtor kur gjithçka shkoi në mënyrë të rregullt”, shprehet u.d. presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini.

“Ftojmë gjithë shikuesit dhe mbështetësit e futbollit në vend të përkrahin ekipin e tyre në mënyrë fer dhe korekte, në frymën e lojës së ndershme, me respekt dhe tolerancë ndaj kundërshtarëve, zyrtarëve dhe gjithë shikuesve. Bashkarisht t’u themi JO gjithë formave të dhunës verbale dhe fizike. Të flasim vetëm për futboll dhe gjëra pozitive”, përfundoi Sejdini. 



   
   
Aktuale

17.05.2019    Lajme

Krerët e FFM-së në mbledhje me asosiacionet anëtare të UEFA-së

Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini dhe sekretari i përgjithshëm, Filip Popovski qëndrojnë në Hungari në mbledhje me aso...

Kalendar

07 Qer

20:45 Maqedoni - Polonia
    Reprezentacioni A per kualifikimet në Europian

10 Qer

20:45 Maqedoni - Austria
    Reprezentacioni A per kualifikimet në Europian
Reprezentacioni A