Spirovski dhe Alioski: Gjithë Maqedonia pret fitore ndaj Lihtenshtajnit

Publikuar më 09 Октомври, 2018 Lajme, Lajme


Maqedoni-Lihtenshtajn

Liga e Kombeve, Liga D, Grupi 4

13 tetor 2018, ora 20:45

Arena nacionale ‘Filipi i Dytë’, Shkup.

Përfaqësuesja A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen e 13 tetorit kundër Lihtenshtajnit në Ligën e Kombeve. Ekipi përfaqësues me formacion të plotë përgatitet për ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve, ndërsa në seancën e paraditës të martën para mediave floën Ezgjan Alioski dhe Stefan Spirovski të cilër paralajmëruan vazhdim të serisë pozitive.

“Kemi dy fitore në start të Ligës së Kombeve, por asgjë nuk është e kryer. Gëzon fakti që jemi në formë të mirë, kemi lojtarë cilësorë dhe me atmosferë pozitive presim ndeshjen me Lihtenshtajnin.Patjetër ta fitojmë këtë ndeshje. Mirëpo, sërish potencoj se asgjë nuk është gati. Nuk do të jetë lehtë, pasi në futboll ndodh gjithçka. Por besoj se jemi më cilësorë, ndërsa fitojmë kualitet me rikthimin e Hasanit dhe Ademit. Duhet të luajmë me përkushtim dhe koncentrim si në ndeshjet paraprake. Nëse mbajmë atë nivel, sigurtë do të fitojmë. Kam shënuar dy gola në dy ndeshjet paraprake, dua të vazhdoj këtë seri por në plan të parë mbetet të fitojmë, ndërsa nuk ka lidhje kush do bëjë gol. Do jem i lumtur nëse marrim tre pikët dhe unë mos shënoj”, deklaroi Alioski.

“Pritjet kundër Lihtenshtajnit janë fitore. Gjithë Maqedonia pret diçka të tillë. Kemi katër ditë deri te ndeshja, kohë e mjaftueshme për tu përgatitur mirë. Jemi të fokusuar tërësisht në ndeshjen e parë, pastaj do të mendojmë për Armeninë. Kemi gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para dhe duam të jemi të parët në grup”, shtoi Spirovski.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Lihtenshtajnit luhet më 13 tetor në orën 20:45 minuta në stadiumin ‘Filipi i Dytë’, ndërsa biletat janë lëshuar në shitje dhe kushtojnë 150 denarë për tribunën veriore dhe 100 denarë për atë jugore. 



   
   
Aktuale
Kalendar

20 Окт

11:00 Ishujt Fare - Izraeli
    U17 per kualifikimet në Europian
14:30 Spanja - Maqedoni
    U17 per kualifikimet në Europian

23 Окт

11:00 Spanja - Ishujt Fare
    U17 per kualifikimet në Europian
14:30 Izraeli - Maqedoni
    U17 per kualifikimet në Europian

26 Окт

14:30 Maqedoni - Ishujt Fare
    U17 per kualifikimet në Europian
14:30 Izraeli - Spanja
    U17 per kualifikimet në Europian

16 Ное

20:45 Lihtenshtajni - Maqedoni
    UEFA Liga e Kombeve

19 Ное

20:45 Maqedoni - Gibraltar
    UEFA Liga e Kombeve
Reprezentacioni A