Seminare/këshilla për prindërit e fëmijëve anëtarë të klubeve në Ligat e Fëmijëve të FFM-së Rajoni i Shkupit

Publikuar më 27 Ноември, 2017 Lajme, Ligat e Fëmijëve, Seminare


Federata e futbollit të Maqedonisë në drejtim të përmirësimit të kualitetit të mbajtjes dhe zhvillimit të ndeshjeve në Ligat e Fëmijëve, organizon seminar dhe këshilla për prindërit e fëmijëve anëtarë të klubeve që garojnë në Ligat e Fëmijëve të FFM-së në Rajonin e Shkupit. Qëllimi i këtij seminari dhe këshillave është ngritja e vetëdijes së prindërve për rëndësinë e këtyre garave dhe përmirësimi i qasjes ndaj fëmijvë që janë bartës të aktiviteteve në Ligat e Fëmijëve.

Prindërit do të kenë mundësi të dëgjojnë prezantime në sferën e psikologjisë sportive dhe fëmijërore, raportet prind-sportist-trajner, rëndësinë e pjesëmarrjes në Ligat e Fëmijëve, zhvillimin psikomotorik dhe ushqimin e fëmijëve, si dhe sugjerime për sjelljen e prindërve gjatë kohës së seancave stërvitore dhe ndeshjeve në Ligën e Fëmijëve.

Seminari njëditor do të mbahet sipas këtij orari:

- Hoteli „Kontinental“, 05.12.2017

Fillimi i seminarit do të jetë në orën 10:00, ndërsa prindërit duhet të arrijnë në hotelin Kontinental më së voni deri në orën 09:30 për shkak të paraqitjes dhe regjistrimit për pjesëmarrje. Seminari do të përfundojë në orën 15:00 me drekë të përbashkët. Njoftojmë prindërit që për pjesëmarrjen e tyre duhet të paraqiten te koordinatori i rajonit, Viktor Paloski.



   
   
Reprezentacioni A