Seminar për peridiozimin e fazës përgatitore dhe përgatitjeve kondicionale më 31 gusht

Publikuar më 24 Август, 2015 Lajme, Seminare

Qendra për Edukim dhe Organizata e Trajnerëve pranë FFM-së, në bashkëpunim me stafin teknik të përfaqëuseses A të Maqedonisë organzion seminar njëditor me prezantime të ndihmës seleksionuesit, z. Luis Diogo Kampos (Portugali).

Tema e seminarit do të jetë Periodizimi në fazën përgatitore dhe përgatitja kondicionale. Prezantimi teorik do të zhvillohet në Hotelin TCC Grand Plaza më 31.08.2015 prej orës 09:30 deri në orën 11:00, ndërsa prezantimi praktik do të zhvillohet të njëjtën ditë në terenin e KF Rabotniçkit me fillim në orën 12:00.

Në këtë seminar obligative është prania e gjithë trajnerëve të ekipeve të Ligës së Parë dhe të Dytë bashkë me trajnerët kondicional, koordinatorët e gjithë shkollave të grupmoshave të klubeve që garojnë në Ligat e FFM-së, seleksionuesve të përfaqësueseve të shpresave të FFM-së dhe trajnerëve të paraleleve të Akademisë së FFM-së.

Të gjithë trajnerët tjerë që kanë dëshirë të marrin pjesë në këtë seminar, i cili është pa pagesë për të gjithë, duhet të paraqiten më së voni deri më 28.08.2015 (e premte) në kontakt adresën: mario.gjurcinovski@ffm.com.mk



   
   
Reprezentacioni A