Pres konferencë para finales së nesërme të Kupës: Të kënaqemi në futbollin e mirë

Publikuar më 16 Мај, 2017 Lajme


Strumica dhe stadiumi “Mlladost” nesër në orën 17:00 do të jenë vendas të finales së Kupës nacionale të Maqedonisë. Shkëndija dhe Pelisteri do të përballen në ndeshjen për trofeun. Dy ekipet kanë nga një trofe të Kupës në historinë e tyre.

Klubi nga Tetova mbron trofeun, ndërsa manastirasit duan përsëritje të vitit 2001 kur fituan trofeun e vetëm të Kupës deri tani.

Në press-konferencën zyrtare para ndeshjes së nesërme finale për pritjet e tyre folën trajnerët Erhan Selimi (Shkëndija) dhe Naxhi Shensoi (Pelisteri) si dhe kapitenët Ardian Cuculi (Shkëndija) dhe Goran Pashovski (Pelisteri).

“Do të parafrazoj Cezarin. Le të jetë kjo betejë për popullin, le të ketë lojë, ndërsa ne të jemi gladiatorët në teren. Maqedonia është vendi im i shtatë ku kam punuar, ndërsa kjo do të jetë finalja ime e tretë në kuadër të garave të Kupës. Në Bullgari dhe Shqipëri nuk arrita të fitoj, ndërsa tani shpresoj të fitoi trofeun. Respektojmë kundërshtarin, Shkëndija është skuadër e fortë dhe më me rëndësi do të jetë të ketë korektësi në teren dhe tribuna. Le të fitojë më i miri”, tha trajneri i Pelisterit, Naxhi Shensoi.  

“Dua të fitojë më i miri dhe gjithsesi do të japim dorën njëri tjetrit. Apeloj deri te tifozët, të jetë kjo shfqaje për tu mbajtur mend dhe një ambient i bukur. Kam luajtur bashkë me kapitenin e Pelisterit, Goran Pashkovski dhe sërish do të jemi bashkë, miqësisht, pa marrë parasysh kush do të fitojë. Gjithsesi nesër do të jemi rivalë, mirëpo pas ndeshjes vazhdon miqësia. Unë shpresoj se do të arrijmë të mbrojmë trofeun e fituar vitin e kaluar”, u shpreh trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi.

“Të gjithë e dimë në çfarë niveli ishte Pelisteri sezonin e kaluar, mirëpo me udhëheqësinë e re kemi arritur në finale të Kupës, ndërsa shënojmë rezultate të mira edhe në kampionat. Këtë ndeshje manastirasit e presin 16-të vite dhe shpresoj që unë dhe Goce Todorovski sërish do të ngremjë trofeun ashtu si që e bëri Mitko Stojkovski para 16-të viteve”, deklaroi kapiteni i Pelisterit, Goran Pashovski.

“Na pret ndeshje kualitative dhe interesante. Kemi respekt për Pelisterin, skuadër e cila ehde në kampionat na ka shkaktuar probleme. Uroj të fitojmë sërisht trofeun e Kupës për të realizuar objektivin që i kishim caktuar vetes për të triumfuar sërish në këtë garë dhe për të mbyllur sezonin me trofe”, tha Ardian Cuculi i Shkëndijës.



   
   
Reprezentacioni A