Polonia fiton 2:0 ndaj përfaqësueses së Maqedonisë

Publikuar më 13 Октомври, 2019 Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë është mposhtur në Varshavë nga Polonia me rezultat 2:0 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e EURO 2020.

Përfaqësuesja e polake me golat e rezervistëve Frankovski dhe Milik në pjesën e dytë arriti të merr fitore, duke siguruar kështu kualifikim në Kampionatin Europian.

Formacioni jonë startues arriti të përmbahet mirë në pjesën e parë, ku kishim edhe një rast për të kaluar në avantazh, mirëpo në pjesën e dytë Polonia regjistroi më shumë raste, ndërsa Frankovski dhe Milik realizuan për fitore.

Humbëm në Varshavë, por edhe rezultati në Lubjanë nuk është në favorin tonë, për shkak se shanset për në Europian përmes ciklit kualifikues kanë mbetur shumë të vogla.

Ashtu edhe siç pritej, përfaqësuesja polake ndeshjen e nisi me lojë agresive dhe kishte iniciativën. Por, gjuajtjen e parë në portë e kishim ne përmes Nikolovit në minutën e 6-të. Disa minuta më vonë u lëndua Dimitrievski, por megjithatë portieri jonë e vazhdojë ndeshjen. Në minutën e 17-të kishim fat, kur Polonia kishte shans të mirë, por shtylla na shpëtoi nga gjuajtja e fortë e Zijelinskit. Në minutën e 36-të, Alioski nga 30 metra gjuajti fortë, mirëpo Shçensi shpëtoi portën e polakëve. 45 minutat e para u mbyllën me rezultat 0:0.


Arbitri Lahos na ndëshkoi me shumë kartona të verdhë. Nesterovski dhe Nikolov nuk do të mund të luajnë kundër Austrisë.

Polonia në pjesën e dytë e nisi me lojë edhe më shumë sulmuese. Në të 58-tën, Nesterovski me “gërshërë” për pak nuk arriti ti ‘hesht’ të gjithë në stadiumin e Varshavës.


Ndërkohë sapo u inkuadrua në lojë Frankovski arriti të shënojë në rrjetën tonë. Në minutën e 74-t, Levandovski nxjorri nga loja Ristevskin, ndërsa Frankovski e kishte të lehtë për të shënuar. Gjashtë minuta më vonë dhe Milik realizoi nga distance për eufori të madhe të publikut vendas.

Stadiumi “Narodovy” Varshavë. Shikues: 55.000. Arbitër: Antonio Lahos (Spanjë)

Golashënues: Frankovski 74, Milik 80, (Polonia). Kartona të verdhë: Badnarek, Shimanski, Rexha (Polonia), Pandev, Nikolov, Nesterovski, Spirovski, Alioski, Musliu (Maqedonia)

POLONIA: Shçenski, Barezhinski, Glik, Bednarek, Rexha, Goralski, Kruhovjak, Grosicki (74. Frankovski), Zijelinski (90+2. Pjontek), Shimanski (68. Milik), Levandovski.

MAQEDONIA: Dimitrievski, Ristovski (81. Radeski), Musliu, Ristevski, Bejtullai, Nikolov (80. Stoilov), Spirovski, Alioski, Pandev, Elmas, Nesterovski (74. Trajkovski). 




   
   
Reprezentacioni A