Përfaqësuesja U 16 e fermave fiton vendin e parë në turneun zhvillues në Mal të Zi

Publikuar më 09 Април, 2015 Lajme, Deri më 17 vjet Femra

Përfaqësuesja e futbollit U 16 për femrave ka fituar vendin e parë në turneun zhvillues të UEFA-së që u zhvillua në Mal të Zi, në konkurencë të vendaseve, Lihtenshtajnit dhe Luksemburgut.

Në ndeshjen vendimatare reprezenteuset e Maqedonisë sot kundër Malit të Zi fituan 5:4 me penalti, pasi në kohën e rregullt takimi u mbyll 1:1. Golin për Maqedoninë e shënoi Yllza Maksuti në minutën e 77-të.

“Jam krenar për vajzat dhe për mënyrën si e fituan këtë turne. Me këtë treguan se futbolli i femrave në Maqedoni ka të ardhme. Këtë vend të parë i’a përkushtojmë kapitenes tonë Anastasija Mitevskia e cila për shkak të një lëndimi të rëndë të gjurit nuk mundi të jetë pjesë e kësaj skuadre fituese”, deklaroi seleksionuesi, Kiril Izov.

Në ndeshjen me Malin e Zi, Maqedonia luajti me këtë formacion:

Krsteska, Blaganova, Maksuti, Gocevska, Çubrinovska, Gjorgjievska, Shemshoviq, Kitanova, Nikolovska, Talevska dhe Bumbarevska. Nga pankina u inkuadruan edhe: Gegova, Zhiviq, Koteva dhe Belistojanoska.

Maqedonia vendin e parë të këtij turneu e fitoi me fitore bindëse kundër Lukemburgut (5:1) dhe Lihtenshtajnit (4:1), si dhe me penalti kundër Mali të Zi (5:4) pas barazimit 1:1 në kohën e rregullt.

Përfaqësueset tjera shënuan këta rezultate:

Mali Zi-Lihtenshtajni 5:1

Mali Zi-Luksemburgu 2:5

Luksemburgu-Lihtenshtajni 5:1

Renditja përfundimtare:

Maqedonia 8 pikë,

Luksemburgu 6 pikë,

Mali Zi 4 pikë dhe

Lihtenshtajni 0 pikë.



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A