Përfaqësuesja A: Prej sot të kompletuar në Spanjë

Publikuar më 03 Септември, 2014 Lajme, Lajme

Përfaqësuesja A e Maqedonisë prej sot kompletohet.

Gjatë ditës së sotme në Spanjë pritet të arrijnë Jahoviq, i cili është vonuar për shkak të testeve mjekësore para firmosjes së kontratës me Krilja Sovetovin dhe Kostovski i cili kyçet më vonë për shkak të ndeshjes së mbremshme me klubin e tij O.H.Leuven.

Përfaqësuesja A është vendosur 20 km larg Valencias dhe tani për tani kushtet për punë janë në nivelin më të lartë, ndërsa pritja e vendasve e shkëlqyeshme. Gjithë kjo ndikon në atmosferë pozitive ndërmjet futbollistëve dhe stafit teknik.

Për sot ekipi kombëtar ka paraparë dy seanca stërvitore edhe atë njërin në orën 10:00 dhe tjetrin në orën 19:00.




   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A