Përfaqësuesja A: Biletat për kualifikimet për EURO 2020 kushtojnë 150 denarë

Publikuar më 01 Март, 2019 Biletat, Lajme


Në muajin mars përfaqësuesja A e Maqedonisë nis eliminatoret për Kampionatin Evropian të vitit 2020. Ekipi nacional është në grup me Poloninë, Austrinë, Slloveninë, Izraelin dhe Letoninë.

Maqedonia eliminatoret i hap më 21 mars 2019 me përballjen si vendase kundër Letonisë në Arenën Nacionale “Filipi i Dytë’ në Shkup (ora 20:45), ndërsa tre ditë më vonë pason përballja e dytë si mysafirë të Sllovenisë në Ljublanë.

Të gjithë dashamirët e futbollit tashmë mund të blejnë bileta për ndeshen Maqedoni-Letoni përmes rrjetit shitës MKTickets.

Biletat do të mund të blihen edhe në pikat shitëse të Arenës Nacionale ‘Filipi i Dytë’.

Çmimi për biletë kushton 150 denarë.

MAQEDONI-LETONI

Shkup, Arena Nacionale ‘Filipi i Dytë’, 21 mars 2019, ora 20:45.



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A