Përfaqësuesja A nisi përgatitjet për Lihtenshtejnin

Publikuar më 20 Март, 2017 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë sot ka nisur përgatitjet për ndeshjen kualifikuese me Lihtenshtejnin më 24 mars në teren mysafir në Vaduz.

Seleksionuesi Igor Angellovski ka mbajtur seancën e parë stërvitore në vigjilie të duelit në të cilin Maqedonia hyn si favorit.

“Asnjëherë dhe askund nuk do të kërkojmë alibi edhe pse para fillimit të përgatitjeve përballemi me probleme për shkak të lëndimeve të Hasanit dhe Bejtullait. Vlerësoj se kemi futbollistë mjaft të mirë të cilët mund t’i përgjigjen detyrës dhe obligimeve që do tu jepen”, tha Angellovski.

“Qasja do të jetë e njejtë si në gjithë përballjet tjera, mirëpo do të ndryshojmë diçka në vendosjen në fushë. Kemi lojtarë të mirë për të ardhur te fitorja. Ajo që një periudhë më të gjatë nuk kemi fitore si mysafir në kualifikime krijon një presion të caktuar, mirëpo shpresoj që kjo të jetë një impuls shtesë për të thyer këtë traditë”, përfundoi Angellovski.



   
   
Aktuale
Kalendar

02 Сеп

20:45 Izraeli - Maqedoni
    Reprezentacioni A Kualifikimet për botëror

05 Сеп

20:45 Maqedoni - Shqipëria
    Reprezentacioni A Kualifikimet për botëror
Reprezentacioni A