Paraqitja për paisje të klubeve me liçencë të UEFA-së për sezonin 2018/19

Publikuar më 09 Јануари, 2018 Lajme


Sektori për liçencim i Federatës së futbollit të Maqedonisë gjatë muajit dhjetor të vitit 2017 dërgoi ftesa deri te klubet e Ligës së Parë dhe të Dytë të Maqedonisë për tu paraqitur për pajisje me liçencë për sezonin garues 2018/19.

Në bazë të paraqitjeve të deritashme, klubet në vazhdim kanë aplikuar për pajisje me Liçencë të UEFA-së e cila mundëson pjesëmarrje në garat nën organizim të UEFA-së për sezonin garues 2018/19:

1.  KF Akademia Pandev – Strumicë

2.  KF Vardar – Shkup

3.  KF Pelister – Manastir

4.  KF Rabotniçki – Shkup

5.  KF Renova – Xhepçisht

6.  KF Sileks – Kratovë

7.  KF Shkëndija – Tetovë

8.  KF Shkupi – Shkup

Këta klube në periudhën deri më 5 maj 2018, në pajtueshmëri me Rregulloren e FFM-së për liçencim të klubeve për garat e UEFA-së, do të kalojnë procesin e liçencimt për vërtetimin e përmbushjes së kriteriumeve në bazë të të cilave Komisioni për Liçencim e FFM-së do të sjell vendim se cilat prej klubeve që do të pajisen me Liçencë të UEFA-së.

Sektori për Liçencim.



   
   
Reprezentacioni A