Njoftim për biletat për ndeshjen me Slloveninë në Lubljanë në kuadër të eliminatoreve për EURO 2020

Publikuar më 06 Март, 2019 Biletat, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 24 mars në Lubljanë përballet me Slloveninë në ndeshjen e dytë të eliminatoreve për EURO 2020.

Njoftojmë gjithë tifozët e interesuar për të ndjekur këtë ndeshje në mbështetje të ekipit nacional të Maqedonisë se biletat janë lëshuar në shitje përmes partnerit zyrtar të Lidhjes së futbollit të Sllovenisë për shitje të biletave dhe të njejtat mund të blihen në mënyrë elektronike në linkun që pason:

https://www.eventim.si/en/tickets/slovenija-makedonija-ljubljana-stadion-stozice-514648/event.html

Vendasit kanë caktuar bloqet e stadiumit ‘Stozhice” (S30 dhe S31) për tifozët mysafirë dhe çmimi i biletave deri një ditë para ndeshjes (23 mars) kushton 15 euro, ndërsa në ditën e ndeshjes (24 mars) biletat do të shiten me çmim prej 20 eurove.

Shfrytëzojmë rastin që paraprakisht të falemenderojmë të gjithë tifozët që do të vijnë për të mbështetur Maqedoninë në këtë ndeshje të rëndësishme, duke shpresuar të kënaqeni në performancën e lojtarëve tanë dhe në fund bashkarisht të gëzohemi në rezultat pozitiv. 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A