Milevski: Të japim më shumë se mundësitë reale, kemi obligim ndaj vendit

Publikuar më 15 Март, 2018 Lajme, Deri më 21 vjet


Pas publikimit të listës së futbollistëve të ftuar për sfidat e ardhshme, seleksionuesi i përfaqësueses U21, Bllagoja Milevski deklaroi se më e rëndësishme për atë dhe reprezentuesit është të kenë qasjen e vërtetë në teren. Udhëheqësi i shpresave thotë se fitorja nuk është gjithmonë imperativi kryesor për përfaqësuesen.

“Asnjëherë nuk kemi pasur imperative të fitojmë, por më me rëndësi është qasja në terren. Si që kam paralajmëruar tani ka ndryshime në raport me grumbullimet paraprake. Tani kemi katër debutues, Bozhinovskin, Liçina, Omar Imeri dhe Milan Ristovski. Sërish në përfaqësuese kthehet Benjamin Demir i cili luan në formë të shkëlqyeshme për Skopjen. Ata që nuk janë ftuar, don të thotë se nuk kanë treguar atë që është dashur në këtë fanellë. Kemi potencial kualitativ të ndërpresim serinë prej tre disfatave. Në tre vite e gjysmë të kaluara asnjëherë nuk ka ekzistuar imperativi për fitore në këtë përfaqësuese, por kushti gjithmonë ka qenë të jepet maksimumi në çdo ndeshje. Ashtu është edhe tani. Patjetër të japim më shumë se mundësitë reale, këtë e kemi detyrim ndaj vetes, Maqedonisë dhe fanellës së përfaqësueses”, u shpreh Milevski.

Grumbullimi i parë i Maqedonisë U21 është caktuar të hënën në orën 11:00 në hotelin “Grand Plazza”, ndërsa seanca e parë stërvitore do të zhvillohet pas dite. Ndeshja kualifikuese me Rusinë në Shkup luhet më 23 mars, ndërsa më 27 mars në program është transferta me Austrinë.



   
   
Reprezentacioni A