Milevski në tesin me Rabotniçkin do të selektojë për Maqedoninë U21

Publikuar më 05 Март, 2018 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski do të organizojë test selektiv për përfaqësuesen e shpresave përballë Rabotniçkit. Ndeshja luhet të mërkurën (7 mars) në orën 14:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup. Ideja e parë e udhëheqësit të përaqësueses U 21 ishte të organizojë ndeshje ndërmjet veti të futbollistëve që konkurojnë për vend në ekipin e shpresave, mirëpo për shkak të angazhimeve me klubet e tyre dhe ndeshje që do të luajnë Vardari, Shkëndija, Sileksi dhe Skopje, si dhe startin e garave në Ligat e Dyta, seleksionuesi Milevski dhe stafi i tij nuk kishin kushte për të realizuar në tërësi planin.

Për ndeshjen testuese me Rabotniçkin në listën e seleksionuesit Bllagoja Milevski janë gjetur këta futbollistë:

Portierë: Tomas Bozhinovski (Pakosh Fereira-Portugali), Riste Jankov (Rabotniçki), Filip Iliq (Vardar);

Mbrojtës: Filip Stojçevski (Radniçki Pirot-Serbi), Din Allomeroviq (Selta B-Spanjë), Nehar Sadiki (Rabotniçki), Besart Krivanjeva (Shkupi), David Atanaskoski (Akademia Pandev), Stefan Kostov (Renova);

Mesfushorë: Kalfin N’Sombo (Helsinki-Finlandë), Izet Hajrullahu (Odoreu-Rumani), Armend Dalipi (Cibalia-Kroaci), Omar Imeri (Shkupi), Andrej Lazarov (Rabotniçki), Petar Krstiq (Radniçki Nish-Serbi);

Sulmues: Vllatko Stojanovski (Renova), Mari Krstovski (Akademia Pandev), Hristijan Velinovski (Akademia Pandev), Valon Et’hemi (Kukës-Shqipëri);

Pretendimi ynë fillestar ishte që futbollistët e ftuar që konkukrojnë për vend në përfaqësuesen U 21 të luajnë mes veti, mirëpo tani kjo ndeshje përputhet me fillimin e garave në Ligat e Dyta, ndërsa duele të tyre kanë edhe Vardari, Shkëndija, Sileksi dhe Skopje. Pikërisht për këtë arsye ka ndryshime të caktuara, mirëpo qëllimi ynë mbetet i njejtë. Do tu japim shans futbollistëve që nuk kanë patur mundësi të luajnë në ndeshjet kualifikuese dhe shpresoj se do të nxjerim gjëra pozitive nga ky mini grumbullim. Për mua çdo ndeshje është e rëndësishme, për më shumë që përmes ndeshjeve të këtilla kërkojmë “risi” të cilat mund të jenë me rëndësi të madhe në vigjilie të ciklit tonë kualifikues. Shpresoj që edhe futbollistët gjithashtu ta vlerësojnë këtë duel dhe të na bindin për kualitetet e tyre”, thotë, Bllagoja Milevski, seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë. 



   
   
Aktuale

21.09.2018    Lajme

Maqedonia U15 fiton dy testet me Shqipërinë

Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë shënoi dy fitore në përballjet kontrolluese me Shqipërinë....

Kalendar

26 Сеп

15:30 Maqedoni - Bosnja e Hercegovina
    FU17 per kualifikimet në Europian
15:30 Hungaria - Franca
    FU17 per kualifikimet në Europian

12 Окт

00:00 Rusia - Maqedoni
    U21 per kualifikimet në Europian

13 Окт

20:45 Maqedoni - Lihtenshtajni
    UEFA Liga e Kombeve

16 Окт

14:30 Maqedoni - Gibraltar
    U21 per kualifikimet në Europian
18:00 Ermenia - Maqedoni
    UEFA Liga e Kombeve

16 Ное

20:45 Lihtenshtajni - Maqedoni
    UEFA Liga e Kombeve
20:45 Maqedoni - Gibraltar
    UEFA Liga e Kombeve
Reprezentacioni A